Harduer

CES 2012: Ekrane të ndjeshme në prekje për ultrabook

Jan 9 2012
0 Shpërndarje
CES 2012: Ekrane të ndjeshme në prekje për ultrabook

CES 2012 ultrabookIntel ka prekur një sërë temash teknologjike gjatë konferencës së saj në CES 2012, por njëkohësisht fokusimi ishte edhe në ultrabook; vala e re e laptopëve të lehtë dhe të fuqishëm, që konkurrojnë me pajisje si Apple Macbook Air.

Ekzekutivi i Intel, Mooly Eden insistoi se bateria, hard disku, disqet optike dhe elementet tjera do të mund të bëhen më të holla dhe më të përshtatshme për ultrabook’ët e rinj. Duke përmendur peshën e lehtë të këtyre pajisjeve, u theksua edhe ideja e integrimit të teknologjisë NFC në ta, duke mundësuar mbrojtje të identitetit dhe për të bërë pagesa.

Sipas Intel, ka 75 ultrabook në dizajn gjersa jemi duke folur dhe shumë prej tyre do të shfaqen në dyqane gjatë këtij viti me procesorin Ivy Bridge të Intel. Gjiganti ka shfaqur në skenë edhe disa koncepte, ku i pari ishte një model i hollë dhe i lehtë, me ekran të ndjeshëm në prekje që mundëson të shfyrtëzohet si tablet.

Hapi tjetër është një koncept tjetër i quajtur Nikiski – që veçohet me një touchpad transparent duke mundësuar që ta shfrytëzoni një pjesë të ekranit të ndjeshëm në prekje kur ultrabook’u është i mbyllur. Përveç kësaj,  ekrani i ndjeshëm në prekje ka edhe një ndërfaqe intersante me Windows 8 që dukej vërtetë atraktive.

Intel gjithashtu ka bërë të ditur edhe lajmin për partneritetin me specialistët e teknologjisë së njohjes së zërit, Nuance që do të sjellë këtë teknologji në arsenalin e vazhdueshëm të ultrabook’ëve. Kompanitë bashkërisht kanë thenë se ideja ishte për të përkrahur  tetë gjuhë, por nuk janë dhënë shenja se kur do të bëhen hapa konkret në këtë drejtim.

ntel gjithashtu ka demonstruar edhe teknologjinë për njohje të gjesteve në touchpad, me një ndërfaqe të ngjashme me Kinect. E për t’i rënë shkurt, ka shumë potencial dhe një sërë konceptesh por pak janë konkrete dhe të gatshme për treg. Me gjasë gjatë vitit do të presim shfaqjen e ultrabook’ëve të parë, ashtu siç ndodhi me tablet në fund të vitit që shkoi, por mbetet të shohim. (PCWorld Albanian)

Tags >

CES
Lajmet e fundit>