Harduer

CES 2012: Kujdes nga kopjet e falsifikuara pas ngjarjes

Jan 10 2012
0 Shpërndarje
CES 2012: Kujdes nga kopjet e falsifikuara pas ngjarjes

CES 2012Siç jeni edhe në dijeni, profesionalizimi i falsifikuese ka arritur aq lartë sa që sot është vështirë të bëhet një dallim mes reales dhe kopjes.

OpSec Security gjatë ditës së sotme theksoi një listë të produkteve të kopjuara të Motorola Xoom, Samsung Galaxy Tab dhe Amazon Kindle, duke thenë se “Faqet për e-tregti si Alibaba, DHgate, EC21, Made-in-China dhe TradeKey shpesh ofrojnë vende atraktive për tu shitur të mira të falsifikuara që shfaqen si të dyshimta duke filluar nga çmimi i ultë.

Duke pasur parasysh teknologjitë e tabletëve të paraparë për debutim në CES, gjithsesi ne do të shohim modele kopje gjatë javëve në vazhdim”.

Disa janë edhe qesharake. Modeli “7 WiFi eBook reader Kindle 3” në Alibaba, që po shitet për 59 dollarë, duket si cilido Kindle që është parë. Një tjetër “9.7 Xoom Tablet PC” duket pothuajse i vërtetë, ku ky “tablet 7 inçësh PC 70-R3 dhe Sam sung Galaxy Tablet PC” kanë disi një emër të dyshimtë. “Sam sung” gjithashtu shfaq edhe imazhe të fabrics ku janë tabletët e falsifikuar.

Këto sende të lira kanë cak të mirë ata që kërkojnë oferta të “mira”, por keni parasysh se gjëra të këtilla janë tepër të mira për të qenë të vërteta.

“Shembuj të listimeve të dyshimta pëfshijnë fotografi të tabletëve që janë të ngjashëm me dizajnin por nëse shikohen detaje më të thella nuk ka shenja të tabletit përkatës” theksoi OpSec.  (PCWorld Albanian)

Tags >

CES
Lajmet e fundit>