Harduer

CES 2012: Ultrabook’ët!

Jan 9 2012
0 Shpërndarje
CES 2012: Ultrabook’ët!

Ashtu siç ndodh çdo vit, kompanitë e mëdha dalin në skenë dhe me pompozitet promovojnë produktet e rëndësishme para se çdo gjë të  fillojë. Këtë vit fjala vjen për: Ultrabook’ët!. Para tre vitesh, tema kryesore ishte “A do të dalim të gjithë prej biznesit?” Por tema e radhës më pas ishte netbook’ët – këto pajisje të vogla, të lira dhe disi me fuqi të limituar që me gjasë do të pushtonin tregun e botës. Një vit më pas, bota sërish ktheu syt nga CES dhe tema ishte “tabletët”.

Këtë vit do të dëgjoni më pak rreth tabletëve (pjesërisht për shkak se askush përveç AMAZON ‘it, nuk arriti të sjellë një konkurret që ia vlen në vitin 2011). Duke shikuar suksesin e radhës të Apple me Macebook Air, disa prodhues tjerë të PC’ve kanë shfaqur idetë e tyre rreth asaj sesi duhet të jetë një super laptop I hollë.

Por këto janë pjesërisht ide të tyre. Shumica prej specifikave burojnë prej Intel, që është duke shtyrë para një kombinim të harduerit me prodhues të ndryshëm si Samsung, Lenovo, Dell, Acer dhe Hewlett-Packard, që më pas mund të sjellin konfigurime sipas nevojave të tyre.Ultrabookët janë të lehtë, të fuqishëm dhe megjithatë nuk kushtojnë lire; pritet të jenë të renditur në çmimin mbi 1,000 dollarë.

Në CES po shohim gjithashtu edhe shfaqjen e pajisjeve të ndryshme nga Fitbit dhe Jawebone’s Up. Gjithashtu edhe pajisje që vendosen në dorë, si BodyMedia nuk do t’ju mungojnë as këtë vit. Duke shfrytëzuar teknologji të zhvilluar nga IBM, ky element mund të pëcaktojë kaloritë e djegura, hapat e ndëmarrë, mostrat e fjetjes dhe gjëra tjera. Të dhënat mund të interpretohen duke shfrytëzuar algoritme të sofistikuara që më pas bëjnë sugjerime.

As autoprodhuesit nuk mungojnë në CES, dhe FORD e Mercedes-Benz janë disa prej emrave të pranishëm këtë vit. Trende që mund të vëzhgohen me vëmendje këtë vit janë, zhvillimi i automjetit të “konektuar”, që mund të nënkuptojnë instalimin e aplikacioneve të ndryshme dhe përmbajtjeve prej celularit tuaj në veturë, dhe zhvillimi i sistemeve automatike dhe mbulimi elektornik i këndit të vdekur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>