Harduer

CES 2014: Sony fokusohet tek produktet 4K

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
CES 2014: Sony fokusohet tek produktet 4K

sony4kGjatë janarit në CES 2014 në Las Vegas, përgatituni të dëgjoni shumë nga Sony për televizorët 4K. Kompania do të ketë si fokusin kryesor në shfaqjen e elektronikeve produktet 4K, tha presidenti Phil Molyneux, i Sony Electronics.

“Ne jemi e vetmja kompani në botë që u mundësojmë të regjistroni në 4K, ta editoni në kompjuterët tanë si dhe të luani në televizorët tanë 4K përmes HDMI-së,” tha ai. “E kemi ndërtuar të tillë ekosistemin që të lidhet me Sony Vegas Pro, në mënyrë që përdoruesit të kenë një përvojë unike.”

Sony është e vetmja kompani që arrin të shtrihet në kaq shumë fusha të videos (filmat dhe televizorët).

Sony Pictures bën filma, serialet televizive shpërndahen përmes kanaleve të saj, prodhon harduerë dhe softuerë me cilësi të lartë për regjistrimin dhe editimin e videove si dhe shet televizorët për t’i parë të gjitha këto.

Por, kjo nuk do të thotë se Sony është fituesi i vetëm kur vjen puna tek 4K-ja. Në tregun e audios, dikur Sony dominonte me Walkman-in e vet, derisa u shfaq në treg Apple me iPod-in.

Gjatë viteve të fundit, Sony është përpjekur të punojë duke mësuar nga këto gabime dhe shprehet se tashmë gjendet në një pozicion më të fortë.

Presidenti Molyneux shtoi se interesi për 4K-në po rritet. “Kur shihni HD dhe e krahasoni me 4K-në, diferenca është e dukshme. Prandaj, duhet ta shihni që ta besoni.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>