Blog

CES, një panair që nuk duhet anashkaluar nga mediet

Jan 6 2011
0 Shpërndarje
CES, një panair që nuk duhet anashkaluar nga mediet

E në anën tjetër media vendore të dedikuara për teknologji si PCWorld Albanian, tentojnë që të nxjerrin maksimumin e lajmeve nga një panair i këtij niveli. Edhe pse ne nuk jemi atje, kolegët tanë nga PCWorld, World Tech Update e në përgjithësi nga IDG, na ofrojnë informata të mjaftueshme për të sjellë para lexuesve tanë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e më tej, atë që kemi kapacitet ta ofrojmë në gjuhën shqipe, ndërsa lexuesit tanë e dinë se qasja në mediume të këtij niveli botëror është e lehtë dhe mjafton të kesh njohuri të gjuhës angleze.

Por çështja që mbetet me rëndësi këtu është ajo se një panair i nivelit si CES, patjetër duhet të mbulohet me tema të veçanta nga mediumet që operojë anembanë botës, por edhe në tregjet tona. Tabletët, celularët, TV-të e shumë pajisje tjera të prodhuesve të ndryshëm që i kemi ne sot debutojnë në panaire si CES dhe gjigantët e tregut në asnjë mënyrë nuk lëshojnë rastin që të debutojnë produktet e tyre në spektakle të këtij niveli.

Sot është e thjeshtë për një medium në Kosovë apo Shqipëri që të paguajë një domen dhe të bëjë procesin “copy&paste” prej PCWorld Albanian, dhe të shërbejë para lexuesve të saj informacion të gatshëm në gjuhën shqipe të përgatitur nga stafi ynë apo edhe i ndonjë mediumi tjetër, por rëndësia e ngjarjeve të këtilla si CES nuk mund të mbulohet duke tjetërsuar punën e tjetërkujt.

Në Kosovë ka një panair të vetëm për teknologji që quhet ITTF dhe të cilin çdo vit e përkrahë edhe PCWorld Albanian, por krahasimi i tij me CES as që mund të imagjinohet. Por edhe pse është një ngjarje që ndodh në Kosovë dhe për të cilin shkruhet prej shumicës së mediumeve, evente si CES nuk duhet lënë anash dhe por duhet t’iu ofrohet hapësirë e mjaftueshme sepse mediume anembanë botës janë përqendruar atje për të sjellë para shikuesve/lexuesve të tyre risitë më të fundit teknologjike.

PCWorld Albanian si zakonisht tenton të sjellë ngjarjet më të fundit teknologjike para lexuesve të saj shqipfolës dhe në mesin e këtyre ngjarjeve apo temave futet edhe një panair i jashtëzakonshëm si CES, të cilin derisa të përfundojë do ta vëzhgojnë me tema të veçanta (mund t’i vëreni nëpër titujt e teksteve që kanë pjesën “CES 2011”, para titullit) dhe në anën tjetër gjithashtu në ueb faqen tonë kryesore në të djathtë ku është pjesa me video mund të vëreni edhe video lajmet më të fundit rreht panairit, që ofrohen nga ekipi i shkëlqyer i World Tech Update, me reporter Nick Barber dhe Martyn Williams.

Lajmet e fundit>