Harduer

CES 2010: Casio shpalos katër aparate të reja EXILIM

Jan 6 2010
0 Shpërndarje
CES 2010: Casio shpalos katër aparate të reja EXILIM

E para, FH100 ka një sensor prej 10.1 megapiksel dhe përdor një thjerrë për 10x zoom optik. Veçoria kryesore e tij është fotografimi i shpejtë, duke i mundësuar përdoruesit të kap imazhe statike deri në 40 fps (frames per second); megjithatë kur aktivizohet, shpejtësia e fotografimit limiton përdoruesit në 30 gjuajtje dhe në 9 megapiksel. Një modus i ndarë për filma të shpejtë incizon deri në 1.000 fps.

Aparatet tjera, H15, Z2000 dhe Z550, që të gjitha kanë një sensor prej 14.1 megapiksel dhe bazohen në teknologjinë procesuese të re, EXILIM Engine 5.0. Sikurse FH100, H15 shfrytëzon një thjerrëz 10x. Gjithashtu është i pajisur me një  LCD 3 inç, stabilizues harduerik të imazhit dhe incizim filmik në format HD.

Z2000 ka një thjerrë me zoom optik 5x, ndërsa Z550 ka një 4x. Secili model duke përfshirë edhe FH100, përkrah ndjeshmëri ISO deri në 3200.

Çmimi dhe data e paraqitjes mbeten të panjohura.

Lajmet e fundit>