Harduer

CES 2010: Drone i kontrolluar nga iPhone

Jan 7 2010
0 Shpërndarje
CES 2010: Drone i kontrolluar nga iPhone

Objektet fluturuese që nuk bartin udhëtarë e as nuk drejtohen nga piloti në borë janë bërë sinonime për aksione kontroverse ushtarake në disa prej zonave më të rrezikshme luftuese. Por tani një lojë për fëmijë është krijuar duke shfrytëzuar të njëjtën teknologji.

AR. Drone, një helikopter i kontrolluar nga një iPhone dhe që fuqizohet nga katër helika të veçuara, është shpalosur në panairin CES, që po mbahet në Las Vegas.

Duke u veçuar me sisteme të ngjashme ushtarake sikurse kompensimi i erës dhe funksionet e autopilotit, drone (objekti fluturues) është në gjendje të qëndrojnë në ajër për disa orë rresht mbi një pikë – ose mund të fluturojë nën kompaninë e një piloti që shfrytëzon një dirigjues pa tela sikurse për shembull një iPhone.

Lojëra në fjalë përmban një numër të veçorive tjera të teknologjisë së lartë, duke përfshirë një palë kamera në bord dhe një sistem dirigjues të brendshëm dhe të kompjuterizuar, që do të lejojë përcjelljen e objekteve dhe reagimin në ambient, në mënyrë automatike.

“Me video kamerat dhe me një kompjuter të fuqishëm, ne kemi zhvilluar një drone shumë stabil që është i lehtë për tu kontrolluar dhe fluturon sikurse një mushkonjë” tha Henri Seydoux, formues dhe shef ekzekutiv i kompanisë së bazuar në Paris dhe që qëndron prapa lojës, Parrot.

Një zëdhënës i kësaj kompanie nuk ka dhënë detaje rreth çmimit por ka konfirmuar se do të ofrohet më vonë gjatë këtij viti, për konsumatorët e interesuar.

Lajmet e fundit>