Harduer

CES 2010: TV-të e LG-së me 3D dhe Skype

Jan 6 2010
0 Shpërndarje
CES 2010: TV-të e LG-së me 3D dhe Skype

E para në linjën INFINIA është LE9500: që është një linjë ultra e hollë (0.92 inç) me panele backlight-LED; aty përfshihen panele LCD të madhësisë 55 dhe 47 inç, të cilat do të duhej të jenë edhe më të shkëlqyera në shfaqjen e skenave nga filmat. Ata gjithashtu janë të gatshëm për burime 3D dhe bartin Wi-Fi jo vetëm për veçorinë e re 720p Skype, por edhe për transmetim të filmave përmes Netflix dhe VUDU, Napster e YouTube.

Gjithashtu unike është edhe Shkopi Magjik (Magic Wand), një telekomandë që ofron një drejtues të ngjashëm me atë të Wii-së për të naviguar në mënyrë vizuale ndërfaqen dhe për të shfrytëzuar gjestet; përmes tij mund të luhen edhe lojëra të thjeshta.

LE8500 ka të njëjtat madhësi fizike por është dizajnuar në një nivel më të ultë dhe shfrytëzon një panel 240 Hz, emiton 3D-në dhe ka një bazë më të trashë.

Shumica e produkteve të LG-së janë të drejtuara nga seria LE7500 dhe LE5500. Këto arrijnë me produkte mes madhësisë 42 dhe 55 inç (për LE7500) dhe 22 deri 55 inç (për LE5500) dhe kanë LED Local Dimming (sikurse linja LE9500), dhe ka veçori të internetit, përveç tek modelet 22 dhe 26 inç.

Bashkësinë LED-ve e përmbyll, LE5400 dhe LE5300 me madhësi mes 32 dhe 60 inç (LE5400) dhe 19 deri në 37 inç (LE5300), dhe kanë panele 120Hz. Secili LE5300 me madhësi 26 inç e më pak, përdor një imazh 720p.

LG nuk ka ofruar datat për paraqitje në treg apo çmimet, por zakonisht pret një kohë të afërt me datën e debutimit për të lëshuar këto detaje.

Lajmet e fundit>