Harduer

CES 2011: 128GB në xhep

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: 128GB në xhep

Përgjigja për këtë është flash disku i ri i Lexar, Echo MX dhe ZX të cilët janë paralajmëruar në CES 2011 dhe janë të dizajnuar që të ruajnë në mënyrë automatike në rezervë skedarët, e gjithashtu përkrahin edhe enkriptim 128-bit AES që i bëjnë ata më të mirë për përdoruesit e laptopëve dhe netbook-ve.

Echo MX do të ofrohet në madhësi 8, 16, 32, 64 dhe 128GB ndërsa do të ketë shpejtësi  leximi prej 28 MB/s dhe 32MB/s, si dhe shpejtësi shkrimi prej 10MB/s deri në 17MB/s. MX gjithashtu ofron edhe një matës të kapacitetit të integruar që tregon edhe sa hapësirë ka mbetur pa mbushur, edhe nëse njësia nuk është e vendosur në një PC.

Të dy flash disqet bëjnë ruajtje automatike në rezervë pa pasur nevojë për t’i përditësuar manualisht, ndërsa sa i përket çmimit të tyre ende nuk është bërë i ditur asnjë detaj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>