Harduer

CES 2011: HP paralajmëron netbook me teknologji Fusion të AMD-së

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: HP paralajmëron netbook me teknologji Fusion të AMD-së

Pavilion DM1 ka një madhësi të ekranit prej 11.6 inç dhe bazohet në procesorin e ri Fusion të AMD-së, që arrin i prodhuar me një çip grafik dhe CPU të vendosur në një copë të vetme të silikonit. “Ai ka portabilitetin e një netbook-u, por ka performancën e një laptopi të plotë” tha Cara Baez, menaxhere e marketingut për koncept produkte pranë HP.

Çipi Fusion i AMD-së, që gjithashtu është paralajmëruar të martën, do t’iu mundësojë përdorusve të shikojnë video 1080p, që është një aftësi të cilën netbook-ët nuk kanë qenë në gjendje ta ofrojnë. HP veçse ofron netbook me aftësi 1080p, por me një dekoder të definicionit të lartë të ndarë veçmas, që thith fuqinë e baterisë.

Tek çipat Fusion, procesori grafik ndan resurset me CPU-në në të njëjtën pjesë të silikonit, gjë që redukton nevojën për një ekstra kartelë grafike apo akselerator. DM1 mund të punojë në një maksimum prej 10.5 orësh me një SSD, apo 9.5 orë me një HDD.

“Nëse keni shumë aplikacione të deficnionit të lartë, kjo do të thith jetëgjatësinë e baterisë suaj” tha Baez. “Nëse filloni me dhjetë orë e gjysmë edhe pse hani më shumë rrymë sesa që duhet, ju prap se prapë do të keni bateri të mjaftueshme”. Ky netbook gjithashtu do të ofrohet edhe me LTE (Long-Term Evolution) që është rrjet mobil broadband dhe mundëson transferim më të shpejtë të të dhënave në rrjetet e tanishme 3G.

HP gjithashtu ka përditësuar edhe laptopët Envy 17 dhe Pavilion DV6 e DV7 të cilët do të përfshijnë në vete çipa të gjeneratës së ardhshme të arkitekturës së Intel, Sandy Bridge. Sipas Baez për këta laptopë do të ketë ngritje të performancës në krahasim me paraardhësit e tyre. Siç ju kemi raportuar në PCWorld Albanian, këta çipa janë me GPU dhe CPU të vendosur në një copë të vetme të silikonit, e në anën tjetër produktet e reja të HP do të kenë edhe mundësi për një njësi të ndarë Grafike AMD Radeon 6000 për të sjellë rezultate edhe më të mira grafike. DV6 dhe DV7 do të fillojnë me çmime prej 899.99 dhe 999.99 dollarë, kurse çmimi i Envy 17 nuk është bërë i ditur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>