Harduer

CES 2011: HTC Evo Shift, në mesin e celularëve të parë 4G

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: HTC Evo Shift, në mesin e celularëve të parë 4G

Përcjellësi i celularit të suksesshëm të vitit të kaluar HTC Evo 4G, është celulari i parë 4G që bazohet në rrjetin WiMax të Spring, ka tastierë të plotë QWERTY, ka Android 2.2 dhe përkrahë video incizim në HD.

HTC Evo Shift 4G do të ofrohet prej datës 9 janar me një çmim prej 150$ nga Sprint si dhe nga Best Buy dhe Best Buy Mobile. Evo Shift 4G nuk ka një ekran të madh 4.3 inç sikurse vëllai i tij por në vend të kësaj ka një 3.6 inçësh që ndoshta dikush mund ta shoh si kthim prapa. Në fakt kjo ka edhe kuptim sepse mundëson përshtatje shumë më të mirë të tastierës me celularin. Celulari po të kishte ekranin 4.3 inç do të ishte tepër i madh për tu kontrolluar me tastierë rrëshqitëse. Por një mangësi e vërtetë mund të quhet mungesa e kamerës së përparme, që ka qenë mungesë edhe tek EVO 4G.

EVO Shift 4G fuqizohet nga një procesor 800 MHz dhe ka 512 MB RAM. Kjo duket paksa e ngadaltë në krahasim me celularët e ardhshëm që pritet të jenë me procesor me dy bërthama (për shembull LG Optimus 2x). Procesori në Shift është i gjeneratës së ardhshme Qualcomm Snapdragon,  ndërsa pritet që në të ardhmen të ketë edhe Android 2.3 që mund të nxis edhe rritjen e performancës.

Evo Shift 4G është vetëm një prej disa celularëve 4G që do të shfaqen në CES gjatë këtij viti. Operatorët tjerë amerikanë pritet të prezantojnë gjithashtu celularë tjerë të prodhuesve si Motorola, LG e HTC. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>