Harduer

CES 2011: IdeaPad Slate starton betejën në tregun e tabletëve

Jan 6 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: IdeaPad Slate starton betejën në tregun e tabletëve

Me një ekran 10.1 inç të rezolucioni të lartë që sjellë HD të vërtetë 1080p, IdeaPad padyshim që ka aftësitë vizuale për të bërë atë që pritet të jetë një konkurrencë e nxehtë mes Samsung, Toshiba dhe prodhuesve të tjerë që synojnë të sfidojnë produktin e suksesshëm iPad nga Apple.

Ajo që e ndan realisht, për të mirë apo të keq produktin IdeaPad Slate është përkrahja e tij e plotë e sistemit operativ Windows 7, dhe jo e ndonjë versioni të Google Android (Honeycomb) i cili pritet të fuqizoj tablet të ndryshëm prej prodhuesve si Toshiba apo Motorla.

Lenovo ka përshtatur ndërfaqen e përdoruesit në atë mënyrë që aplikacionet të jenë të ndara në fusha të punës dhe lojës në pamjen kryesore , dhe në këtë mënyrë ata që janë të pasionuar pas sistemit operativ më të fundit të Microsoft dhe nuk kanë kaluar në trenin Android, mund të gjejnë me lehtësi vetën në këtë kreacion inovativ.

Dhe për lekët që paguajnë këta përdorues do të fitojnë vërtetë një tablet të mirë. IdeaPad Slate ka një SSD 32GB (mund të zgjerohet përmes portit anësor për kartelë të memories), pastaj ka 2GB RAM dhe 3G të integruar. Fuqizimi procesorik ofrohet nga Oak Trail, që është i përshtatur në mënyrë specifike për Tablet PC, ndërsa përfaqësuesit e Lenovo e kanë parashikuar se përdoruesit do të jenë në gjendje të shijojnë gjashtë orë shfletimi në ueb (iPad është larg para konkurrencës) dhe mes katër deri në pesë orë për video përmbajtje.

Çmimi i tregut nuk është bërë i ditur por thuhet se do të sillet rreth 500 dollarë.

E gjatë ditëve të panairit prisni që të debutojnë edhe talbet kompjuterë tjerë prej prodhuesve të ndryshëm. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>