Vëzhgim

CES 2011: Microsoft do të debutojë Windows TV?

Jan 4 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Microsoft do të debutojë Windows TV?

Raporti është paraqitur nga The Seattle Times, që thekson se marrësit do të kushtojnë diku rreth 200 dollarë, dhe do të kenë ndërfaqe të ngjashme me Windows Media Center dhe do të jenë në treg dikur gjatë këtij viti.

“The Times” thekson se versioni i Windows që do të fuqizojë pajisjen nuk do të jetë risi. Microsoft demonstroi një Media Center më herët gjatë këtij viti të fuqizuar nga Windows Embedded Compact 7, dhe e ofroi atë si produkt për rishikim teknologjik publik. Por ajo që do të jetë risi është hardueri në dhomën e ndejës, apo hardueri i integruar në TV. Të dyja këto janë gjëra që Google ka bërë me platformën e saj të re Google TV.

Një gjë tjetër që duhet theksuar këtu është se Microsoft thuhet do të shpalos edhe një version të softuerit të saj Windows, që fuqizohet nga procesorët ARM. Megjithatë këto raporte që janë paraqitur edhe në New York Times dhe Wall Street Journal, ende nuk janë konfirmuar dhe ka gjasa që të ndryshojnë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>