Softuer

CES 2011: Nvidia shpalos ueb faqe për 3D video dhe imazhe

Jan 4 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Nvidia shpalos ueb faqe për 3D video dhe imazhe

Në kuadër të faqes, njerëzit mund të shkëmbejnë fotografitë e tyre 3D dhe mund të shohin edhe të tjera nga fotograf profesional; pastaj të shikojnë video, trailer dhe sporte të shkurtra si dhe të vlerësojnë edhe atë që shohin. Faqja 3DVisionLive përkrah teknologjinë 3D Vision të Nvidia-së dhe teknologjinë klasike me syze me ngjyrë të kaltër dhe të kuqe.

“Caku  i 3DVisionLive.com është që të krijohet një komunitet online ku përdoruesit mund të përjetojnë aplikacionet dhe përmbajtjet më të mira 3D për PC” tha Phil Eisler, menaxher i përgjithshëm i 3D  Vision, në një deklaratë për CNET. “Tani profesionistët dhe entuziastët e fotografisë dhe videos do të jenë në gjendje të shohin të ardhmen e profesionit të tyre apo pasionit në 3D me lehtësinë e ueb faqes”.

Faqja do të jetë në demonstrim nga Nvidia në kuadër të CES, ndërsa  pritet që të prezantojë edhe disa PC dhe ekrane të reja me 3D Vision. Njëri do të jetë Asus All-in-One PC ET2400XVT që do të shfaqet në shitje online dhe do të ketë ekran 23.6 inç me rezolucion 1920 x 1080 piksela multitouch, Blu-Ray dhe GPU Nvidia GeForce GTX 460M. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>