Harduer

CES 2011: Samsung zhvillon RAM-in e parë DDR4

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Samsung zhvillon RAM-in e parë DDR4

Modulet e reja procesorike 30 nanometërshe të memories së Samsung , thuhet se janë dyfish më të shpejta sesa modulet e tanishme DD3 dhe gjithashtu shfrytëzojnë edhe më pak energji. Samsung thekson se një memorie tipike DDR3 e ditëve të sotme përdor rreth 1.5V të energjisë elektrike, kurse modulet e reja DDR4 do të përdorin vetëm 1.2V.

Transferimet e të dhënave përmes moduleve të reja DDR4 do të mund të arrijnë deri në 2.133Gps, por ka gjasa që kjo shpejtësi të arrijë edhe deri në 4Gbps.

Të gjitha këto tingëllojnë shumë interesante, por detaje të mëtutjeshme nuk janë dhënë kështu që prisni më shumë deri në momentin kur DDR4 të paraqitet në treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>