Harduer

CES 2011: Shfaqen modifikuesit e kompjuterëve

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Shfaqen modifikuesit e kompjuterëve

Modifikimi i quajtur K320 Ice Series, është krijuar nga modifikuesi serik James Fislar. Ai ishte zgjedhur edhe fitues në mesin e dhjetë PC modifikuesve të ftuar që të marrin pjesë në fushatën e Lenovo  “Cila është ideja jote për argëtim”, që kishte si synim t’i shtyjë modifikuesit të krijojnë idenë më të çmendur të mundshme kompjuterike. Rezultatet e tyre të përfunduara ka gjasa që të shfaqen në CES 2011.

James i ka mbajtur gjërat  të thjeshta  duke vendosur që të zëvendësojë një shtëpizë të zakonshme kompjuterike me një mbështjellës me “lëng aciklik” që do t’i ipte atij efektin e të qenit shtëpizë e punuar në akull. Ai gjithashtu më pas ka shtuar edhe ndriçim të ndryshëm brenda shtëpizës për të pasur efekte më të mira të ndriçimit në ngjyra të ndryshme. Për matje më të mira ai ka përshtatur edhe sistemin e ftohjes dhe ka shtuar ATI Eyefinity. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>