Harduer

CES 2011: Toshiba me 3DTV pa syze

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Toshiba me 3DTV pa syze

Toshiba gjatë një ndeje të organizuara një natë para hapjes së dyerve të CES 2011 në Las Vegas, Toshiba ka shfaqur një ekran të hollë 156 inç dhe një laptop, të cilët që të dy mund të sjellin 3D e madje për ta shijuar këtë nuk ka nevojë për syze. Dy njësit kanë ekrane lentikulare të cilat nuk janë ndonjë risi pasi që kanë qenë të pranishme edhe në produkte të mëhershme.

Por Toshiba gjatë prezantimit të produkteve të saja kishte si synim demonstrimin e asaj që mund të jetë gati për treg dhe në jo në fakt ndonjë produkt të gatshëm, duke lënë të nënkuptohet se duhet të bëhet ende punë në këto ekrane precize dhe me kënde shikimi të pakufizuar. 

Harry McCracken, nga PCWorld thekson se nga ajo që ka parë prej këtij produkti të Toshiba-së, të jep përshtypje më të mira sesa disa produkte që madje kërkojnë syze 3D për të shikuar përmbajtje të kësaj natyre. Sipas tij deri më tani është menduar se 3D pa syze është diçka e pamundur, por ndryshimet qenka të mundura edhe pse ende jo në atë nivel të cilin e dëshirojmë  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>