Softuer

CES 2011: Ubuntu i jep shkëlqim laptopëve të Nufront

Jan 7 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Ubuntu i jep shkëlqim laptopëve të Nufront

Dy laptop nga prodhuesi Kinez Nufront, njëri me 10 ekran inç dhe tjetri me 14 inç, fuqizohen nga procesorë Dual Core ARM Cortex-A9 2GHz,  kanë 1 ose 2GB dhe u prezantuan me sistemin operativ Ubuntu. Modelet kanë dalje HDMI, VGA, dy porte USB dhe një port për kartela SD. Raportohet se janë shumë të lehtë dhe se ofrojnë jetëgjatësi të madhe të baterisë, por diçka tjetër më shumë nuk u bë e ditur.

NuFront planifikon që produktet e saja të punojnë jo vetëm me Ubuntu por edhe me Android dhe Microsoft. Në fakt në CES ka prezantuar gjithashtu produkte të fuqizuara nga Android. /pcworldalbanian/

Lajmet e fundit>