Lajmet

Çfarë do të ndodhë me integrimin e Office 365 me Yammer

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Çfarë do të ndodhë me integrimin e Office 365 me Yammer

YammerMë në fund Microsoft-i ka publikuar informacione më të detajuara në lidhje me datat e integrimit të teknologjisë të rrjetit social për kompanitë “Yammer” me Office 365.

Vjeshtën e kaluar Microsoft-i pohoi zyrtarisht unifikimin e Yammer dhe SharePoint nëpërmjet një ID-je regjistrimi të vetme si dhe menaxhimin e përbashkët të shfaqjes dhe ndarjes së dokumenteve.

Pas një periudhe akoma më të gjatë do të mundësohej integrimi sipas perspektivës të postes elektronike (e-mail) dhe video-conferencing.

Deri tani njihen me siguri lajmet e mëposhtme:

· Zëvendësimi i “newsfeed” (seksioni i publikimit të lajmërimeve) të SharePoint/Office 365 do të realizohet këtë verë. Sipas Microsoft-it disa klientë nuk kanë qenë të sigurtë nëse preferonin Yammer apo SharePoint si “newsfeed”. Megjithatë në ditët e sotme përgjigja e Microsoft-it është se për “Yammer” nuk ka rëndësi nëse po përdorni Office 365/SharePoint on line në cloud apo SharePoint si aplikacion të instaluar në pajisjet tuaja.

· Këtë verë Microsoft-i do të sigurojë të gjitha udhëzimet e nevojshme për mënyrën e zëvendësimit të “newsfeed” të SharePoint me atë të Yammer në serverin e SharePoint të instaluar.

· Këtë vjeshtë do të mundësohet një regjistrim i vetëm si pjesë e përditësimit të Office 365.

Microsoft yammerEksperiencat e përdoruesve të Office 365 dhe Yammer do të bashkohen këtë vjeshtë. Kjo do të realizohet kur Yammer të shtojë “rich document capabilities” (pasurimi me dokumente) si dhe të integrojë aplikacionet e uebit të editimit të dokumenteve Word, Power Point dhe Exel.

Si përfundim mund të themi se Office 365 do të përditësohet me zhvillime të reja sociale çdo 90 ditë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>