Lajmet

Çfarë do të prezantojë Samsung në Kongresin Mobil Botëror ? Eventin mund ta ndiqni live në Youtube

Mar 1 2015
0 Shpërndarje
Çfarë do të prezantojë Samsung në Kongresin Mobil Botëror ? Eventin mund ta ndiqni live në Youtube

unpacked-h1Kongresi Mobil Botëror është padyshim shfaqja më e madhe e teknologjisë mobile çdo vit. Këtë vit duket se vëmendja më e madhe është përqëndruar tek kompania Samsung, e cila do të jetë një pjesëmarrës kyç gjatë eventit prestigjoz që do të mbahet në Barcelonë. Samsung ka vendosur të mbajë eventin e përvitshëm të quajtur Unpacked i cili do të zhvillohet ditën e sotme dhe pritet të jetë më shumë se gjigand. Por Galaxy S6 nuk është gjithçka që mund të presim nga ky event. Ja se çfarë mund të na sjellë Samsung në Kongresin Mobil Botëror:

* Galaxy S6 pritet të jetë një rigjenerim i kësaj linje të Samsung. I koduar nën pseudonimin Projekti Zero, Galaxy S6 pritet të largohet nga përbërja tradicionale plastike dhe të jetë i përbërë nga metali. Ai mund të ketë një ekran 5.1inç me rezolucion Quad HD dhe një çip Exynos. Por risia më e madhe pritet të jetë kamera për të cilën Samsung ka vendosur pritshmëri të larta.

* Galaxy S6 Edge është smartfoni i dytë që pritet të lançohet nga Samsung. Ndryshe nga të tjerët risia që ai sjell është ekrani i lakuar nga të dyja anët. Ndërkohë që janë shfaqur detaje të shumta për Galaxy S6, për Galaxy S6 Edge nuk është zbuluar ndonjë karakteristikë unike. Por duke qënë se karakteristikat e Note 4 dhe Note 4 Edge janë të ngjashme e njëjta gjë pritet dhe mes Galaxy S6 dhe S6 Edge.

* Samsung Galaxy Tab S2 mund të jetë familja e re e tabletave të Samsung. Kohët e fundit janë publikuar shumë imazhe nën emrin Galaxy Tab S2. Kjo tablet pritet të vijë në dy modele 8 inç dhe 9.7 inç me një trup më të hollë se iPad Air. Vitin që kaloi pamë se Samsung solli implementimin e ekraneve AMOLED dhe ky trend pritet të vazhdojë dhe në produktet e reja të kompanisë.

* Ora Inteligjente Orbis mund të jetë pjesë e një lançimeve të mundshme duke konfirmuar thashethemet e shumta që kanë qarkulluar në lidhje me këtë produkt. Nëqoftëse lançohet kjo orë parashikohet të ketë një ekran të rrumbullakët dhe një lloj butoni në pjesën e rripit nga i cili përdoruesi mund të kontrollojë atë. Kjo padyshim do të vendosë një standart të ri në tregun e orëve inteligjente Android Wear.

* TouchWiz do të ndryshojë. Raporte të ndryshme kanë zbuluar se softueri i përdorur nga Samsung TouchWiz, do të pësojë një rifreskim. Kjo do të sjellë një ndërfaqe të re për përdoruesin në të cilën do të jetë më e thjeshtë navigimi nëpër aplikacione dhe ekran. Gjithashtu pritet që ky ndryshim të shoqërohet dhe nga një tastjerë e re virtuale që i përgjigjet më së miri nevojave të konsumatorëve. Ndryshimet do të aplikohen si në pjesën e dizajnit ashtu dhe në atë të funksionalitetit.

* Sensorët kanë qënë një fjalë kyç në intervistat apo deklaratat e ekzkutivëve të kompanisë, kryesisht ata kanë përmendur shpeshherë sensorin që njeh shenjën e gishtit, skanerat iris dhe komponentë të tjerë që pritet të zhvillojnë eksperiencën e përdoruesit. Galaxy S6 do të vijë i pajisur me të paktën një nga këta sensorë.

* Samsung Pay do të prezantohet gjithashtu gjatë këtij eventi. Ky shërbim është dizenjuar për të konkuruar Apple Pay dhe për ti dhënë mundësi klientëve të kompanisë të paguajnë më lehtë. Një raport ka zbuluar se për zhvillimin e këtij shërbimi Samsung po bashkëpunon me PayPal.

Samsung do të bëjë transmetimin live në Youtube të prezantimit të produkteve në Kongresin Mobil Botëror në këtë lidhje i cili starton në ora 18:30. (PC World Albanian)

Prezantimi Live i Galaxy S6 dhe S6 Edge

Lajmet e fundit>