Analiza

Çfarë do të thotë një karrierë në cloud

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Çfarë do të thotë një karrierë në cloud

Cloud It Termi cloud computing po bëhet pjesë e pandashme e kompanive të sotme, pavarësisht industrisë ku operojnë apo madhësisë së tyre.

Gjatë viteve të fundit, gjithmonë e më shumë kompani po përdorin cloud-in për të reduktuar kostot, për të menaxhuar më mirë produktet apo shërbimet e tyre si dhe për të përshkallëzuar më lehtësisht biznesin.

Sfida me të cilat përballet çdo kompani kur konsideron përfshirjen e cloud-it në sistem është përcaktimi i aftësive të nevojshme për marrjen në punë të personit që do të jetë përgjegjës për të.

Duke qenë se termi cloud është ende i ri në botën e informatikës është e vështirë të jepet një listë e qartë me aftësitë që duhet të zotërojë një analist cloud-i. Gjatë viteve të fundit, pozicionet në cloud kanë përfshirë inxhinierë, analistë, arkitektë si dhe zhvillues apo administratorë.

Nëse kërkon në një bazë të dhënash punësimi për pozicione në cloud, të shfaqen të paktën 150 të tilla, me emra të ndryshëm. Përcaktimi i aftësive të nevojshme është një problem më vete.

Disa mund të thonë se njohuritë në Linux apo Unix janë të domosdoshme, por nga ana tjetër, ka plot njerëz që dinë të përdorin shumë mirë Linux, XML apo Python dhe nuk kanë fare lidhje me cloud.

Cloud It2Këto situata kanë ndodhur edhe në fillimet e përhapjes së internetit. Shumë kompani që përdornin uebin nuk e dinin se çfarë ishte roli i zhvilluesve apo sa duhet t’i paguanin punonjësit e tyre që operonin në këtë sektor.

Aktualisht jemi në një periudhë evolucioni me hapa të shpejtë. Shumë gjëra duhet ende që të gjejnë vendin e tyre. Duke qenë se tregu i cloud-it është në tranzicion, nuk mund të përcaktohet qartësisht lista e aftësive të nevojshme që lidhen me të.

Analistët parashikojnë që pozicioni i arkitektit të cloud-it do të jetë i pari që do të vlerësohet, për shkak të nevojës së krijimit të një plani afatgjatë në aspektin e arkitekturës. Cloud It1

Kompanitë mund të humbasin shumë nëse nuk e nisin me një perspektivë të qartë në termat e arkitekturës. Ajo që pritet me siguri është se një punësim në cloud është cross-training. 

Kjo do të thotë se nevojiten njerëz me aftësi në fusha të ndryshme, si infrastrukturë, arkitekturë, rrjeta kompjuterike, konfigurime serveri apo aftësi administruese, duke u shtuar atyre edhe disa njohuri specifike për t’i kthyer në specialistët që nevojiten. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>