Ja se si

Çfarë duhet dhe s’duhet të bëjmë kur përdorim mobile banking

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Çfarë duhet dhe s’duhet të bëjmë kur përdorim mobile banking

Ditët e sotme, përdorimi i mobile banking shihet si një mjet tepër komod dhe i përshtatshëm për kryerjen e shpejtë të transaksioneve bankare.

Por, përhapja e smartfonëve, dhe për pasojë e shërbimeve të mobile banking, do të thotë targetim më i madh nga kriminelët kibernetikë.

Për këtë arsye, ka rëndësi të madhe sigurimi i të dhënave dhe mbajtja parasysh e disa masave parandaluese ndaj vjedhjes së tyre. Smartfonin duhet ta konsideroni si një kompjuter personal, jo thjesht si një telefon.

Më poshtë PCWorld ju paraqet disa këshilla se çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni gjatë përdorimit të mobile banking:

Vendosini fjalëkalim telefonit tuaj për ta mbrojtur.

Mos zgjidhni opsionet e kyçjes automatike.

Instaloni softuerë sigurie, të projektuar posaçërisht për pajisjet mobile.

Mos ruani informacione mbi kyçjen në celularin tuaj.

Zgjidheni me kujdes bankën. Bankat e vogla mund të mos e kenë tepër të zhvilluar mobile banking e për pasojë iu mungojnë masat e duhura të sigurisë.

Mos instaloni aplikacione bankare të palëve të treta. Shkarkoni vetëm nga burime të sigurta, si për shembull nga faqja zyrtare e bankës apo nga një dyqan aplikacionesh i njohur dhe i licensuar.

Komunikoni me kujdes me bankën tuaj. Kuptojeni faktin se banka nuk do t’ju dërgojë asnjëherë e-maile apo mesazhe ku ju kërkon të dhëna personale.

Përdorni uebfaqen zyrtare mobile të bankës. Sigurohuni që po aksesoni vërtet atë.

Mos i ruani asnjëherë mesazhet që vijnë nga banka e që përmbajnë fjalëkalime. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bank
Lajmet e fundit>