Analiza

Çfarë duhet të ketë në konsideratë Microsoft me versionin e radhës të Windows

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Çfarë duhet të ketë në konsideratë Microsoft me versionin e radhës të Windows

windows_10_0-798x310Kur Microsoft të zbulojë versionin e radhës të Windows 10 këtë javë, të gjithë do të kenë në kokën e tyre pyetje të rëndësishme. A do të qëndrojë sistemi operativ Windows akoma i preferuar në masë? Në një botë plot me zgjedhje a do të zgjidhnit akoma Windows 10? Dhe në një biznes ku të tjerët bëjnë zgjedhjet, sa është e mundur që kompania juaj të zgjedhë Windows 10?

Thuhet se nëse Microsoft dëshiron që konsumatorët ta preferojnë Windows 10 më shumë se Windows 8, sistemi operativ duhet të kthehet në një ndërfaqe dhe funksionalitete të ngjashme me Windows 7.

Por nëse Windows 10 është një kthim pas i kompanisë, njerëzit më shumë gjasa do të preferojnë Windows 7 dhe për një ose dy vite Windows 10 nuk do të ketë sukses. Kjo do të krijonte mundësi për konkurrentët të fitonin terren ndaj Microsoft. Ditën e mërkure kompania ka të gjithë shanset të provojë të kundërtën. Ky do të jetë një event që do të përqendrohet më shërbimet për konsumatorët megjithëse besojmë se edhe bizneset do të jenë aty.

Për disa arsye Windows 8 u refuzua nga bizneset dhe kryesorja është kostoja e lartë e trajnimit të punonjësve për të përdorur këtë sistem operativ të ri. Prandaj Microsoft duhet të provojë konsumatorëve pse Windows 10 ja vlen.

Modeli i përdorimit të Windows 10 duhet të jetë popullor dhe risi më vete. Modeli i përdorimit do të thotë metodologjia, por edhe filozofia që fshihet pas produktit. Për shembull, Facebook ka një model i cili është fondamental në të gjitha platformat e tij përmes të gjitha pajisjeve. Microsoft duhet të adoptojë një model të ngjashëm për Windows 10.

Platforma Windows Mobile ishte përpjekja e kompanisë për tu paraqitur si një model popullor në një telefon duke e përngjarë me një kompjuter, me menunë Start dhe Taskbarin. Kjo solli një dështim. Dhe Microsoft përsëriti gabimin e radhës, me Windows 8 e cila u përpoq të sillte modelin e një telefoni Windows Phone në

desktop duke dështuar. Përdoruesit nuk dëshirojnë që një pajisje të sillet si një tjetër dhe nuk dëshirojnë që dy ose më shumë pajisje të sillen në të njëjtën mënyrë.

Nga ana tjetër përdoruesit kërkojnë një metodologji me të cilën janë familjarizuar e cila ofron lehtësi në përdorim dhe u ofron të gjithë dokumentet, shërbimet dhe aplikacionet në një vend.

Windows 10 është një shërbim që ndërlidh pajisjet individuale. Nëse një numër i madh përdoruesish do të bëhen abonentë të Windows, ata do të fillojnë ta perceptojnë platformën si një shërbim. Gazetat nuk tarifojnë për çdo pajisje që akseson artikujt e tyre online, prandaj as Microsoft nuk duhet.

Nuk është e domosdoshme që Microsoft të zbulojë herët çmimin e Windows 10. Por nëse nuk zbulon asnjë informacion për mënyrën e abonimit dhe sesi do të funksionojë atëherë edhe Windows 10 të dështojë.

Windows 10 duhet të jetë kauzë të cilën të gjithët e mbështesin çdo ditë. Një kauzë e tillë duhet të jetë praktike, e prekshme dhe e dëshirueshme. Përdoruesit e Apple iOS dhe Mac besojnë tek Apple sikur të ishte një kauzë. Ata e perceptojnë kompaninë si një lartësim i principeve të përdorshmërisë, ekselencës në dizajn, thjeshtësisë dhe praktikcitetit. Me pak fjalë përdoruesit e kompanisë janë krenarë që janë të tillë. Në një fare mënyre edhe Google është munduar të arrijë diçka të tillë me Android.

Nga ana tjetër, ideali i fundit një kauze të mundshme që Microsoft u përpoq të artikulonte ishte “Unë jam një kompjuter”. Pikërisht kjo është një kauzë e gabuar në një epokë mobile. Ndërkohë që Nadella e quan Microsoft “një platformë dhe kompani produktiviteti”, njerëzit ideal nuk do të vrapojnë pas vizionit të Microsoft por pas vizionit të shoqërisë. Nuk duhet të jetë thjesht një produkt, por një vizion i një punë të kryer dhe jete për tu jetuar.

Progresin e Microsoft në lidhje me këto tre pika do të shohim ditën e Mërkure. Ju ftojmë të qëndroni në kontakt për të zbuluar me shumë rreth vizionit të Microsoft lidhur me platformën mjaft popullore Windows. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>