Harduer

Çfarë duhet të presim nga Apple TV

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Çfarë duhet të presim nga Apple TV

Çdo dalje e bujshme lajmi, tashmë po rrit mundësitë për nxjerrjen e Apple TV së shpejti.

Një pjesë e mirë e njerëzve kanë parashikuar se do të ketë një Apple TV që do të dalë për një kohë jo shumë të gjatë, sikurse po aq kanë parashikuar se nuk do të ketë një paraqitje të këtij produkti këto kohë.

Vetëm nëse diçka ndryshon, por të gjitha të dhënat përgjithësisht çojnë në faktin se do të ketë një Apple TV në vitin 2013.

Apple mund t’ia hedhë me thjeshtë përfshirjen e llojeve si Roku dhe Netflix, dhe disa cilësive mjaft të vlefshme të qendrave mediatike. Ndoshta Apple mund të blejë Netflix dhe ta përdorë atë për sa i përket marrëveshjes së përmbajtjes TV.

Pra, çfarë mund të presim të shohim me daljen e Apple TV? Çfarë do ta bëjë atë të ndryshëm? Këtu argëtimi vjen në formën e spekullimeve. Flitet se Apple është duke kërkuar përtej Gorilla Glass Corning, drejt Glass Willow-it të ri, i cili është si një letër e hollë dhe fleksibël.

Apple do të dëshironte të tregonte një ekran të madh që peshon më pak se 20 kile dhe që mund të varet në mur. Mendohet se do të ketë vetëm një fishë, atë të furnizimit me energji.

Televizorët Apple

Kompania gjigante nuk do të nxjerrë në treg një ekran të rrafshët TV më të shtrenjtë për të konkuruar Samsung apo Panasonic.

Ajo ka menduar të ndryshojë rrjedhën duke lançuar TV që varet në mur. Nëse do të krijojë një trend të ri në prodhimin e TV-ve mbetet për t’u parë pas zhvillimeve të vitit 2013. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>