Lajmet

Çfarë është Facebook App Center?

Jun 10 2012
0 Shpërndarje
Çfarë është Facebook App Center?

Facebook paraqiti qendrën e vet të aplikacioneve App Center, por nuk ishte shumë i qartë se çfarë do përfitojnë përdoruesit, ose nëse shtoi ndonjë ndërmjetësim tjetër për smartfonin e tyre.

Më tepër se 600 aplikacione janë në App Center. Këto aplikacione nuk janë të reja dhe tashmë janë në dispozicion për sinkronizim me llogaritë tuaja në Facebook.

Çfarë ka ndryshuar? Tani ju mund të shkoni në Facebook.com/appcenter dhe zgjidhni aplikacionet që dëshironi t’i shkarkoni në pajisjen tuaj në Android dhe iOS. Këto aplikacione paraqiten si lajme në aplikacionin tuaj të Facebook-ut në celular. Klikoni lajmërimet dhe do t’ju dërgojnë në një dyqan të rregullt të aplikacioneve në telefonin tuaj, kështu që ju mund ta shkarkoni pa problem aplikacionin në fjalë. Por ju ende duhet të riktheheni tek aplikacioni për Facebook që të autorizoni aplikacionin që sapo e shkarkuat.

Ja një rrugë sipas së cilës qendra për aplikacione mund të jetë e nevojshme: Kur ju qaseni në aplikacion në telefonin tuaj që e keni sinkronizuar me aplikacionin për Facebook dhe njëri nga shokët tuaj të Facebok-ut viziton qendrën App Center, ai do mund të shohë se cilat aplikacione përdorni ju.

Pra, ngjan më tepër me një qendër rekomandimesh, sesa si dyqan. Për zotëruesit e rinj të smartfonëve, kjo mund të jetë e dobishme për gjetjen e aplikacioneve të popullarizuara. Ka shumë faqe ku bëhen vëzhgime të aplikacioneve, por ky do të jetë një vend ku përdoruesit mund të shohin se cilat aplikacione përdoren nga shokët e tyre. Ju mund të shihni cilat aplikacione janë të popullarizuara tek përdoruesit e rrjetit Facebook. (PC World Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>