Lajmet

Çfarë është HTML5 (Infografik)

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
Çfarë është HTML5 (Infografik)

HTML është një gjuhë që ndihmon me krijimin e strukturave nëpër dokumente duke shtuar elemente si koka (headings), paragrafë, lista, linqe, citime etj.

HTML5 po zhvillohet pas një rishikimi që i është bërë HTML-së. Kodi mund të përdoret tashmë për të krijuar funksione të reja që mund t’u hyjnë më tepër në punë zhvilluesve dhe përdoruesve të internetit. HTML5 prezanton një sërë elementesh dhe atributesh të reja. Më të rëndësishmet prej tyre janë:

1. Elementi “canvas” mund të përdoret për të paraqitur më shpejt grafikët, imazhet që lëvizin, grafikun e lojërave etj. Të gjitha pa pasur nevojën e plugins-eve. Mundësitë janë të pafundme.

2. Përfshirja e videove pa pasur nevojën e plugins-eve të palëve të treta si Apple QuickTime apo Adobe Flash. Të gjitha janë të mundshme falë elementit “video”. Krijuesit e videove po mundohen ta kthejnë në mënyrën e re të shfaqjes së videove online.

3. Gjurmimi i vendndodhjes së përdoruesit nuk është diçka e re në internet. Faktikisht, shumë uebfaqe e bëjnë këtë duke dedektuar adresën IP. Megjithatë, kjo procedurë nuk është gjithmonë e besueshme, prandaj gjeolokacioni i HTML5 është një mënyrë tjetër për të gjetur me saktësi vendndodhjen e përdoruesit. Ideja është të merret informacioni mbi vendndodhjen përmes kullave WiFi dhe GPS.

4. Aplikacionet ueb offline u mundësojnë përdoruesve të ndërveprojnë me aplikacione ueb dhe dokumentet edhe kur nuk kanë internet. Përdoruesi ka mundësi, për shembull, të aksesojë e-mailin lokalisht, pa pasur nevojë të lidhet me internetin apo të instalojë klientë të jashtëm.

Pse mund të na interesojnë të gjitha këto? Me kalimin e kohës do të shohim që aktivitetet e përditshme që bëjmë në ueb, si për shembull ngarkimi i videove të YouTube-it në blog apo gjetja e një dyqani të caktuar përmes shfletuesit tuaj në smartfon është bërë më e lehtë. Kjo do të thotë se së shpejti do të kemi një përvojë më të pasur në një platformë më të lehtë, më universale dhe mbi të gjitha portabël.

A mund t’i provoni lehtësitë e HTML5 me shfletuesin që përdorni aktualisht?

Çdo shfletues ka rregullat e veta që ndryshojnë në bazë të versioneve dhe llojit të tij. Në infografikun e mëposhtëm mund të shihni së sa suportohet HTML5 nga shfletuesit më të përdorur. (PCWorld Albanian)

what is html5

Lajmet e fundit>