Analiza

Çfarë është HTTP/2 dhe cilat janë risitë e tij?

Feb 19 2015
0 Shpërndarje
Çfarë është HTTP/2 dhe cilat janë risitë e tij?

6c5b419cDitën e djeshme ju njoftuam për mbërritjen e standartit të ri të protokollit HTTP/2, dhe sot do ofrojmë më shumë detaje me ndryshim më madhor që I ka ndodh këtij protokolli që nga 1990. Uebi do të jetë shumë me i shpejtë falë disponueshmërisë të versionit më të fundit të protokollit HTTP. Ky është ndryshimi më i madh që i ka ndodhur këtij protokolli që nga viti 1999, i cili mbizotëron uebin në të gjithë planetin. Ai njihet ndryshe si Hypertext Transfer Protocol dhe është tepër popullor pasi shfaqet në fillim të çdo adrese si http//. HTTP shërben për të ndërtuar lidhjet mes shfletuesit të përdoruesit dhe serverit kryesor dhe është shpikuar nga “babai i internetit” Sir Tim Berners Lee.

Çfarë është HTTP/2?

HTTP/2 është versioni i ri i protokollit HTTP dhe është i bazuar në SPDY të Google, e cila u dizenjua për të rritur shpejtësinë e hapjes së ueb faqeve dhe e eksperiencës në një shfletues. Bëhet fjalë për një standart të ri që do të zëvëndësoje protokollin aktual HTTP1.1 që përdoret sot në pjesën më të madhe të sajteve.

Ku qëndron ndryshimi?

HTTP/2 është një protokoll modern që rrit shpejtësinë e shfletuesit duke përdorur mënyra të reja të transmetimit të të dhënave mes serverave dhe shfletuesit në internet. Ai përdor në pjesën më të madhe teknologjinë e HTTP1.1 por është më eficent dhe i lejon serverave të përgjigjen me më shumë përmbajtje se ç’është kërkuar. Shfletuesit gjithashtu mund të kërkojnë më shumë se një të dhënë në të njëjtën kohë duke shpejtuar kështu proçesin falë kësaj teknologjie të re.

Po përdoruesit a do të shohin ndonjë ndryshim?

Sigurisht që po. Ueb faqet do të hapen shumë më shpejt krahasuar me HTTP1.1. Protokolli i ri do t’ju japë mundësi shfletuesit dhe serverave të përfitojnë nga avantazhet e shpejtimin të bandëith. Ai do të rrisë gjithashtu shpejtësinë e shfletuesve dhe në telefona e cila sot lë shumë për të dëshiruar.

A duhet bërë diçka për ta pasur këtë protokoll?

Jo. Nga pikëpamja e përdoruesit asgjë tjetër nuk do të ndryshojë përveç shpejtësisë. Fillimi i një adrese do vazhdojë të jetë http// dhe shfletuesi juaj do të aplikojë automatikisht protokollin HTTP/2. Përdoruesit e Google Chrome kanë qënë duke përdorur protokollet SPDY në shërbimet e Google por ato vështirë se janë vënë re nga përdoruesit.

Po përsa i përket HTTPS dhe sigurisë?

Ky është versioni më i sigurt që përdoret nga bankat, dyqanet, emailet dhe shërbimet e tjera. Ai do të vazhdojë të mbetet i njëjtë. HTTP/2 ofron të njëjtën mbështetje për enkriptimin që ofron dhe HTTP1.1 dhe nuk do ta ndryshojë mënyrën se si përdoruesit aksesojnë shërbimet e sigurta. Por duhet të theksojnë se HTTP/2 kërkon një version të përëmirsuar të sistemit TLS1.2 i cili u standartizua në vitin 2008 dhe ofron siguri më të mirë se versionet e mëparshme.

Kur do të fillojë përdorimi i HTTP/2?

Standarti i ri HTTP/2 tanimë është aprovuar formalisht nga Task Forca e inxhinierisë së internetit dhe do të publikohet së shpejti. Në këtë moment dhe kompanitë si Google do ta implementojnë atë. Kjo kompani ka deklaruar se protokolli i saj aktual SPDY do të ndërthuret me atë HTTP/2 në fillim të vitit 2016. Ndaj në të ardhmen e afërt ka mundësi që HTTP/2 ta shohim të përdorur nga faqet e njohura si Google, Facebook, Twitter, Yahoo etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>