Lajmet

Çfarë është sigurimi kibernetik?

Aug 22 2017
0 Shpërndarje
Sigurimi kibernetik nuk mund t’iu mbrojë nga krimi kibernetik, por mund të sigurojë qendrueshmëri financiare për biznesin tuaj, në rast se ndodh një ngjarje e rëndësishme sigurie. Çfarë është sigurimi kibernetik?

Teknologjia, media sociale dhe transaksionet në Internet luajnë rol kyç në mënyrën se si organizatat bëjnë biznes dhe ndërveprojnë me klientët e ardhshëm sot. Të njëjtat rrugë shërbejnë si porta për sulmet kibernetike.

Pavarësisht inciimit nga hakerat, persona të brendshëm apo shtetet e tjera, sulmet kibernetike mund të ndodhin e të shkaktojnë humbje të moderuara për organizatat e mëdha e të vogla. Si pjesë e planit të menaxhimit të rrezikut, organizatat duhet të vendosin se cilat rreziqe do të shmangin, pranojnë, kontrollojnë ose transferojnë. Kur zgjidhet transferimi i rrezikut  futet në lojë Cyber Insurance!

Politika e sigurimit kibernetik është projektuar për të ndihmuar organizatat të zvogëlojnë ekspozimin ndaj rrezikut kibernetik duke kompesuar kostot e recovery-t pas ndodhjes së një sulmi kibernetik apo një ngjarje të ngjashme. Organizatat më të mëdha në botë e aplikojnë sigurimin kibernetik dhe shuma e investuar parashikohet të arrijë 7.5 miliard $ deri në vitin 2020.

Statistikat tregojnë gjithashtu se organizatat po e shohin si nevojë sigurimin kibernetik, por çfarë mbulon ai? Sigurimi kibernetik mbulon zakonisht shpenzimet e kompanisë ku ndodh incidenti dhe ankesat e palëve të treta. Edhe pse nuk ekziston ndonjë standard për nënshkrimin e këtyre politikave, shpenzimet e mëposhtme janë zakonisht të rimbursueshme:

Investigimi

Një forensic investigation është i nevojshëm për të përcaktuar çfarë ndodhi, si të riparohet dëmi dhe si të parandohen sulme të ngjashme në të ardhmen. Investigimi mund të përfshijë shërbime që ofrohen nga palë të treta, si dhe koordinim me instanca ligjore.

Humbjet e biznesit

Një politikë sigurimi kibernetik mund të përfshijë elementë që shkaktohen nga gabimet si rezultat i neglizhencës apo mosveprimeve, si dhe humbjet monetare si shkak i ndërprerjeve të rrjetit, rikthimi i të dhënave dhe kostot e menaxhimit të krizave. Kjo e fundit mund të përfshijë riparimin e dëmtimit të reputacionit.

Privatësia dhe njoftimi

Këtu përfshihen njoftimet e thyerjes së të dhënave të kërkuara nga klientët dhe palët e tjera të prekura, si dhe monitorimi i kreditit të klientëve në rastet kur informacioni kompromentohet.

Paditë

Këtu përfshihen shpenzimet ligjore që lidhen me lëshimin e informacionit konfidencial dhe pronësinë intelektuale. Mund të përfshihen edhe kostot e shkaktuara nga ransomware-t.

Sigurimi kibernetik është ende në zhvillim. Rreziqet kibernetike ndryshojnë shpesh dhe organizatat tentojnë të mos raportojnë ndikimin e plotë të një sulmi për të shmangur publicitetin negativ dhe humbjen e besimit të klientëve të tyre. Në këtë mënyrë, kompanitë kanë të dhëna të kufizuara për të përcaktuar ndikimin financiar të sulmeve. Në thelb, rreziku i vërtetë i sulmeve kibernetike nuk kuptohet plotësisht nga organizatat.

Statistikat tregojnë një prirje pozitive për shtimin e numrit të blerësve të sigurimit kibernetike. Megjithatë, si çdo sigurim biznesi, mbulimi i sigurimit kibernetik ndryshon nga siguruesi dhe politika.

Hapi i parë për ju duhet të jetë krijimi i profilit të rrezikut kibernetik për kompaninë tuaj dhe krijimi i një liste shpenzimesh për t’u mbuluar në rast incidenti. Më pas mund të përcaktoni një vlerësim për shpenzimet e palëve të treta.

Shumë kompani sigurimi ofrojnë një kalkulator sigurimi në faqet e tyre të interentit për të ndihmuar organizatat të krijojnë një listë të mbulimit të konstove dhe vlerësimit të tyre. Më pas mund të filloni të studioni ofruesit e sigurimit kibernetik.

Niseni kërkimin nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ata kanë patjetër informacionin që ju nevojitet për start! /PCWorld Albanian

Author: Klorenta Janushi (10 Artikuj)
Klorenta Janushi

Eksperte e Sigurisë Kibernetike

Lajmet e fundit>