Harduer

Çfarë fshihet pas procesorit 64-bit të iPhone 5S

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
Çfarë fshihet pas procesorit 64-bit të iPhone 5S

iPhone 5SMenjëherë pas lançimit të iPhone 5S dhe pas deklarimit të risive të tij, një prej të cilave kishte të bënte me vendosjen e procesorëve të rinj më të fuqishëm 64 bit, CEO i Samsung mobile është shprehur se smartfonët e ardhsëm të kësaj kompanie do të pajisen me të tillë procesorë.

Nuk bëhet fjalë për një të ardhme të afërt megjithatë është një ndër funksionalitetet që do të bëhet me patjetër pjesë e smartfonëve Samsung.

Ku ndryshojnë proçesorët 32-bit ndaj atyre 64-bit?

Procesorët 64-bit zakonisht përdoren tek kompjuterët desktop ose tek serverat që kanë nevojë për një fuqi shumë të madhe për përpunimin e të dhënave.

Pajisjet mobile nuk përpunojnë sasi të tillë të dhënash prandaj deri tani nuk është parë e arsyeshme pajimi me procesorë më të fuqishëm se 32-bit.

Fakti që Apple ka bërë këtë lëvizje do të thotë se po përgatit terrenin për planet e ardhshme të kompanisë, plane të cilat ende nuk njihen. Analistët besojnë se ka shumë mundësi që Apple të ketë në plan krijimin e një sistemi operativ të përbashkët si për kompjuterët Mac po ashtu edhe për pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>