Vëzhgim

Çfarë i ndodhë domeinit .ly, kur Libia ndal internetin?

Feb 21 2011
0 Shpërndarje
Çfarë i ndodhë domeinit .ly, kur Libia ndal internetin?

Nuk ka befasi, John Borthwick, CEO i Bit.ly ishte përgjigjur shpejt në kërkesën e bërë nga faqja e Q&A, Qurora, e cila pyeti nëse shërbimet .ly do të ndërpreheshin me gjendjen offline të Libisë.

Mos u shqetësoni për .ly

Sipas Borthwick, nuk do të ketë ndërprerje. “Për të qenë të papërdorshëm domeinët .ly, pesë root serverë ly që janë janë autorizues *të gjithë* duhet të jenë offline, ose të përgjigjen me përgjigje të zbrazëta,” shkruan ai. “Nga emrat e pesë root serverëve për .ly TLD: dy janë të bazuar në Oregon, një është në Holandë dhe dy janë në Libi.”

Përgjigjja nga Borthwick duhet të shërbejë për të siguruar përdoruesit e shërbimit Bit.ly. Ai thotë që ndërmarrja do të mbajë shërbimin nën funksion, duke përfshirë “ofrimin e mundësive përgjatë domeinëve të niveleve të larta që ju i përdorni.” Provoni .mp, për shembull (që është TLD për Ishujt Jugor Mariana).

Ose, ndoshta duhet të brengoseni

Sidoqoftë, Kim Davies kujdeset kundër “një sigurie me gjendje të rreme” dhe thotë që ne nuk duhet të mendojmë “që domeinët me kode të shteteve janë të papërfillshëm ndaj këtyre ndaljeve të internetit nga qeveria.” Ai pajothet që ndikimi i ndaljes së internetit mund të mos jetë i menjëhershëm, por ndikimet ende mund të jenë “rrënuese”.

Davies thekson që serverët jashtë Libisë janë ende tl vetëdijshëm në sigurimin e përditësimeve nga regjistri .ly brenda shtetit. “Nëse ata nuk janë në gjendje të kenë sukses në marrjen e përditësimeve, në një pikë ata do t’i konsiderojnë të dhënat që i kanë si të vjetra dhe të ndalojnë ofrimin e informacioneve në domeinët .LY.”

Megjithatë, është më mirë të vënia në dukje që ky nuk është problemi i parë që kanë pasur njerëzit jashtë Libisë me TLD. Vjeshtën e kaluar, qeveria e Libisë ndali vb.ly, shkurtuesin e URL-ve.. Ky shërbim ishte ndalur për shkak të thyerjes së ligjit islamik/sheriatit, me të cilin veprohet në Libi.

E tërë kjo duhet të shërbejë si tregim për çdokënd i cili ka një domein – në Libi, ose çdokund, pasi që rëniet e shërbimeve të TLD-së nën shqyrtimet dhe konfisikimet e qeverisë, nuk pyesin shtetin./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>