Lajmet

Çfarë i ndodhi Twitterit 140 karakterësh?

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Çfarë i ndodhi Twitterit 140 karakterësh?

Ata që e përdorin rrjetin social Twitter tash e një kohë të gjatë mund ta mbajnë mend kur cicërimat ishin 140 karakterëshe, dhe që përmbanin vetëm cicërimën dhe fotografinë e vendosur nga përdoruesi i cili e ka bërë postimin e asaj cicërime.

Tani, Twitter duket se po provon të ofroj të dhëna sa më shumë që mundet në një cicërimë të vetme. 

Fillimisht, u shtua butoni për replikë dhe ricicërim, pastaj zgjerimi i cicërimave dhe tani ikona e vogël e verifikimit paraqitet tek cicërimat nga llogaritë e verifikuara. Le të mos harrojmë edhe fotografitë dhe  videot poashtu. Edhe sa gjëra mund të përfshihen në një cicërimë të vogël? 

Kjo mbase mund të jetë një pyetje që mund të tingëllojë qesharake, por edhe poashtu edhe serioze. Sa më tepër informacion që Twitter kërkon të marrë nga një cicërimë, përveç asaj që është përmbajtja dhe nga kush është, aq më tepër kohë mund t’i marrë një përdoruesi të zakonshëm që ta përpunojë cicërimën. Mund të tingëllojë si jo serioze, por Twitter është duke hyrë në territorin e rrjetit Facebook kur bëhet fjalë për bombardimin e një përdoruesi me shumë gjëra. 

Gjërat që janë të thjeshta, gjithmonë janë më tërheqëse.  Rrjeti Facebook tani vërtetë që është mbushur me shumë gjëra, sa që njerëzit mund të mos dinë as kah të shikojnë: 

Tani kur bëhet fjalë për cicërima, të shtohen aq shumë gjëra në një cicërimë të vetme prej 140 karakteresh apo më pak mund të jetë një gjë jo e mirëseardhur. Kur do të mund të themi se është bërë mjaft me shtimin e gjërave në një cicërimë të vetme?  

Inovacioni është gjë mjaft e mirë, por ekziston edhe brengosja se duke i hedhur shumë gjëra tek njerëzit edhe mund t’i bezdisësh, veçanërisht përdoruesit e rrjetit Twitter. (PCWorld Albanian) 

 

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>