Lajmet

Çfarë janë tatuazhet elektronike dhe për çfarë do të na vijnë në ndihmë ato

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
Çfarë janë tatuazhet elektronike dhe për çfarë do të na vijnë në ndihmë ato

finger_tattoo-100039575-galleryLe ta nisim këtë artikull duke sqaruar më parë se çfarë nuk janë në të vërtetë tatuazhet elektronike: Ato nuk janë tatuazhe. Nuk bëhet fjalë për asnjë bojë mbi lëkurë, apo asnjë shpim të saj. Arsyeja pse quhen “tatuazhe” është sepse aplikimi i tyre është i ngjashëm me “tatuazhet” e rreme të fëmijëve. Pra, ato janë të vendosura në një fletë plastike, e cila ngjitet më pas në lëkurë, i ushtrohet presion nga lart dhe më pas fleta prej plastiku hiqet me ngadalë, duke lënë pas një shtresë shumë të hollë kabllosh silikoni.

Koncepti i këtyre tatuazheve është i thjeshtë. Ideja është që përmes një pajisjeje shumë të hollë elektronike, madje më të hollë se një fletë, të arrihet të sigurohet një ndihmë e shpejtë që mbetet e ngjitur në lëkurë për një farë kohe. Këto janë ato që quhen “pajisje elektronike fleksibël.” Ato bëhen pjesë e trupit në një mënyrë që nuk të bezdis dhe as nuk të dhemb. Madje, edhe çmimet janë relativisht të lira. Ato, jo vetëm që monitorojnë, por mund të kontrollohen edhe nga distanca për shkak se kanë opsione për lidhje wireless.

Për çfarë shërbejnë tatuazhet elektronike?

Ato mund të shërbejnë si termometra shumë të saktë që ndjekin luhatjet e temperaturës së trupit dhe japin alarme nëse niveli kalon kufijtë e vendosur. Duke qenë se janë shumë të holla dhe fleksibël, një termometër i tillë mund të mbahet me muaj të tërë. Në vitet në vijim do të jetë i mundur monitorimi i bebeve të sapolindura, tek të cilët mund të vëzhgohen elemente të rëndësishme jetësore siç janë rrahjet e zemrës, gjendja e të ushqyerit, temperatura e trupit, ritmi i frymëmarrjes apo hidratimi. Zbatimet e tatuazheve elektronike do të jenë të shumëllojshme në mjekësi. Nga ana tjetër, kompani si Google, kanë fituar patenta për krijimin e tatuazheve elektronike që do të shërbejnë si dedektorë gënjeshtrash. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>