Lajmet

Çfarë ka bërë Google që t’i mbajë telefonët Android të azhurnuar?

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Çfarë ka bërë Google që t’i mbajë telefonët Android të azhurnuar?

Gjiganti i kërkimit Google, ka bërë me dije se do t’ju ofrojë prodhuesve të smartfonëve një mori veglash, për t’ju ndihmuar në adoptimin më të shpejt të azhurnimeve të reja të sistemit operativ Android.

Google gjatë kësaj jave, njoftoi për version e ri të sistemit operativ Android, që vjen me disa veçori mbresëlënëse, por pyetja që shtrohet është: çfarë ka bërë Google që ta zgjidh problemin e fragmentimit që po e godet sistemin e vet operativ mobil?

Edhe pse kompania prezantoi versionin e ri të Android 4.1, ose Jelly Bean, shumica e përdoruesve ende janë duke përdorur versionin më të vjetër Gingerbread. Sipas shifrave të publikuara nga vet Google, thuhet se vetëm 7 për qind janë duke e përdorur versionin aktual, Ice Cream Sandwich, që u lëshua tetorin e fundit.

Kjo nënkupton që aplikacionet dhe versionet e reja të sistemit operativ nuk janë në dispozicion për shumicën e përdoruesve të Androidit. Kjo gjithashtu vë në pah faktin se zhvilluesit, janë të detyruar të testojnë aplikacionet e tyre në shumë pajisje dhe versione të sistemit operativ.

Kur Hugo Barra i Google paraqiti “veglat e zhvilluesit të platformës”, gjatë konferencës I/O këtë javë, lajmi ishte përshëndetur me duartrokitje. PDK (Platform Developer Kit) do t’ju ofrojë prodhuesve të telefonëve Android një pamje të versionit të lëshimeve të ardhshme të Androidit, duke jua lehtësuar atyre marrjen e softuerit më të fundit në telefonët e tyre të rinj.

Për momentin, Google e bënë azhurnimin e sitemit operativ dhe pastaj e shpërndanë atë me prodhuesit e çipave dhe të telefonëve, të cilët sigurojnë që ai funksionon me harduerin dhe e rregullojnë sipas nevojave të tyre.

PDK do t’ju ofrojë prodhuesve të çipave dhe telefonëve një azhurnim të Androidit shumë më herët dmth. gjatë procesit të zhvillimit dhe jo para përfundimit apo lansimit të tij. Sipas Google, kjo do t’ju mundësoj prodhuesve të fillojnë punën e tyre të zhvillimit më parë dhe të marrin softuerin shumë më shpejt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>