Analiza

Çfarë ka që nuk shkon tek Apple, nëse ka diçka?

Apr 1 2010
0 Shpërndarje
Çfarë ka që nuk shkon tek Apple, nëse ka diçka?

A është Apple përbindëshi që po duket se është? Ja ofendimet e Apple.

• Ndalimi i Google Voice: Aplikacioni i Google për iPhone, i quajtur Google Voice, një web shërbim i cili ju lejon të kontrolloni të gjithë telefonat tuaj me një numër, u largua nga iTunes App Store (pa asnjë shpjegim publik). Kjo lëvizje jo e popullarizuar nga Apple shkaktoi që Komisioni Federal i Komunikacionit në SHBA të fillojë një hetim rreth procesit të aprovimit në App Store.

Por Michael Gartenberg, zëvendëspresident i strategjisë dhe analist në kompaninë hulumtuese Interpret, dyshon se AT&T – operatori mobil i iPhone – është përgjegjës për refuzimin e aplikacionit Google Voice. Ai thotë se biznesi i telefonisë fikse të AT&T është duke u zhdukur pasi konsumatorët ose kalojnë te telefonia në internet ose nuk e përdorin fare telefon fiks në shtëpi. Prezenca e Google Voice në App Store mund të rezultojë në dobësimin e fitimit të AT&T, pasi aplikacioni i Google bën të mundur bashkimin e shërbimeve të telefonisë (duke përfshirë edhe të AT&T).

• Përvoja e hidhur e PalmPre: Pronarët e Palme Pre ishin habitur kur Apple ndaloi sinkronizimin e pajisjes me librarinë muzikore të iTunes, Palm, e pastaj riaktivizoi sinkronizimin me iTunes, por sa do të zgjasë kjo?
A është kjo sjellje e keqe nga Apple? Konsultanti i teknologjisë, Tim Bajarin, presidenti i Creative Strategies, thotë që jo. Ai thekson se Apple ka dizajnuar iTunes që të punojë me iPod dhe iPhone, jo me harduer të prodhuesve të tjerë.

“Lehtësia e punës me Apple është e garantuar të punojë vetëm me ekosistemin Apple. Posa të dilni jashtë saj, gjërat do të bëhen më të vështira për konsumatorët”, shpjegon ai.

• Acarimi me aprovim: Apple është përqeshur për procesin e aprovimit kontrovers dhe konfuz për App Store. Apple ka larguar një program fjalori, të quajtur Ninjawords, duke thënë se fjalori përmban gjëra të turpshme. Ninjawords, publikuar nga Daring Fireballs, është vetëm njëri prej programeve në listën e refuzimeve. Sigurisht, Apple dëshiron të mbajë App Store sa më afër me familjen, por së fundi duket se kompania nuk është aq konsistente në mundin e vet për të bllokuar aplikacione të padobishme.

Analisti për konsumatorë nga IDC, Daniel Levitas, thotë se strategjia për mospërdorim të materialit pornografik dhe fetar është ide e mirë. “Ju dëshironi të dini se përvoja mobile e fëmijës suaj… nuk do t’i fusë ata në telashe të mëdha.” Çmimi prej 99$ dollarë i iPhone në Amerikë ka si objektiv adoleshentët.

• Apple dhe AT&T, duo frikacakësh? Marrëveshja ekskluzive e Apple me AT&T, operatori i vetëm i iPhone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë që disa përdorues të ankohen. Ata janë të pakënaqur me besueshmërinë dhe performancën e rrjetit të AT&T. Të tjerët e shohin  ndalesën e Google Voice si një ndikim i AT&T mbi Apple.

Analisti Gartenberg mendon se sfera e  ndikimit të AT&T mbi Apple ka mbaruar. Ai nuk fajëson asnjërën për këtë – kjo është thjesht në interesin e dyanshëm të kompanive.
Një vërejtje e fundit: Apple dhe AT&T mund të duken si të obsesionuar pas kontrollit, por në çdo kohë mund të largoheni prej tyre.

Lajmet e fundit>