Softuer

Çfarë ka të re në listën e aplikacioneve për iOS 4

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
Çfarë ka të re në listën e aplikacioneve për iOS 4

Ato duhet të përditësohen për të shfrytëzuar plotësisht avantazhet e fuqive të reja të iPhone. Për fat, Apple ka filluar të pranojë aplikacionet e gatshme për iOS 4 gjatë javës së kaluar, kështu që deri më tani janë paraqitur një grusht aplikacionesh interesante që veçse janë të gatshme për ju dhe sigurisht edhe shumë të tjera do të paraqiten me kohë.

Më poshtë keni një listë rreth atyre aplikacioneve që mund ti shikoni në këto momente kur po shkruhet ky artikull:

Dropbox: Vegla më e pëlqyer nga të gjithë për sinkronizim tani mund të sinkronizoj dhe të kompletojë ngarkimet në prapavijë, dhe gjithashtu ka përkrahje edhe për ndërrim të shpejtë mes aplikacioneve.

Evernote: Aplikacioni për shënime në cloud ka përkrahje për ndërrim të shpejtë të aplikacionit, dhe gjithashtu mund të vazhdojë të incizojë audio shënime në prapavijë.

Pandora: Ju mund të lëshoni Pandora në prapavijë, dhe gjithashtu mund të kontrolloni atë që keni lëshuar edhe pse është duke punuar në prapavijë.

New York Times: Nuk ka ndonjë risi, por tani ka përkrahje për kalim të shpejtë, gjë që do të thotë se mund të ktheheni prapa tek një artikull pa pas nevojë për ringrakim.

LinkedIn: Tani ka përkrahje për kalim të shpejtë

Tweetaholic:
Aplikacioni për Twitter tani përkrahë veçorinë për kalim të shpejtë dhe gjithashtu rifreskon kohën tuaj në prapavijë.

Ego:
Ky aplikacion mund t’ju tregojë çdo gjë rreth asaj se sa përcjellës në Twitter keni dhe sa njerëz janë abonuar në furnizimet RSS të faqës suaj.

Windows Live Messenger:
Aplikacioni i shumëpëlqyer prej nesh për komunikim të shpejtë është paraqitur edhe për iOS 4.

Rokckz: tani përkrahet edhe nga iOS 4, dhe është një prej lojërave të para që kemi parë në grumbullin e parë të aplikacioneve.

Lista me aplikacione për iOS 4 natyrisht që do të shtohet vazhdimisht, por këto ishin vetëm disa prej atyre që tanimë veçse gjenden në Apple App Store.

Gjithashtu të mos harrojmë se versionin më i fundit iOS për iPhone dhe iPod Touch mund të shkarkohet nga iTunes. Siç e dini versioni më i fundit i sistemit operativ mobil i kompanisë Apple ofron përkrahje për multitasking, folder, inbox, ibooks, etj.

Lajmet e fundit>