Lajmet

Çfarë karakteristikash të reja fshihen pas përditësimit të Google Drive?

Mar 7 2015
0 Shpërndarje
Çfarë karakteristikash të reja fshihen pas përditësimit të Google Drive?

google-driveGoogle ka lançuar më herët këtë javë një përditësim të aplikacionit cloud, Drive, në Android duke bashkëngjitur disa karakteristika të reja, ku Android Police gjeti kohën të shqyrtonte më në detaje këtë shërbim për të treguar të gjithë ndryshimet që ka sjellë ky përditësim.

Së pari, duket se Google Drive do të marrë përsipër detyrën e back up-it automatik të videove dhe fotove të përdoruesve, një përgjegjësi e cila realizohej nga Google+ që në fillimet e saj.

Zërat lidhur me krijimin e një shërbimi t fotografive veçmas nga Google+ kanë kohë që janë përhapur, por mesa duket ky ndryshim është hapi i parë i ndarjes. Edhe pse, në këtë pikë, nuk ka ende asnjë dëshmi lidhur me karakteristikat e tjera të larguara nga aplikacioni Google+ si për shembull Auto Awesome. Në vend të kësaj, duket se Drive do të marrë përsipër vetëm manaxhimin e fotove dhe videove të përdoruesve.

Më pas, duket se Google Drive në Android është në përgatitje e sipër për të mbështetur më në fund Chromecast Streaming. Kjo gjë vihet re nga libraria e re CastCompanionLibrary,në modelin e përditësuar të aplikacionit, version 2.2 Drive,e cila tregon shumë qartë se është duke u punuar në shtimin e mbështetjes Cast në aplikacion.

Ende nuk është plotësisht e qartë se kur Google ka planifikuar të shtojë këto veçori tek aplikacioni Drive në Android, por ndryshimet e bëra deri tani mund të konsiderohen si një evidencë solide që i dërgon përdoruesit të mendojnë se veçoritë janë duke u përgatitur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>