Harduer

Çfarë kartele grafike posedoni?

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Çfarë kartele grafike posedoni?

Njerëzit shpesh pyesin veten se a është kompjuteri im po aq i vlefshëm sa çmimi që kam paguar për të? Nëqoftëse po, atëherë si mund të kontrolloj më hollësisht pjesët e tij harduerike? Nëse nuk keni shumë njohuri rreth kompjuterëve, ne mund të ju tregojmë se sa thjeshtë, vetëm me disa klikime, të shikoni se çfarë kartele grafike posedoni, të mirë apo të dobët, të integruar ose jo. Më pas, varësisht nga rezultati që merrni, ndoshta mund të lini edhe një koment tek ky shkrim duke na treguar se a është e mirë apo jo kartela juaj.

Si fillim duhet ditur se cilin sistem operativ përdorni, por gjithsesi do t’ju tregojmë se si bëhet kjo në dy sistemet operative Windows XP dhe Windows 7. Po e nisim me sistemin operativ XP.

Hapi i parë që duhet të bëni është të klikoni me butonin e djathë të mausit në desktop, dhe të zgjedhni Properties. Pasi të ju shfaqet dritarja e re, tek brezi i sipërm i dritarës, klikoni Settings. Më pas në fundin e djathtë të dritarës klikoni butonin Advanced. Do të ju shfaqet një dritare e re, dhe në brezin e sipërm gjeni atë që shkruan “Adapter”. Shtypeni dhe poshtë do të dalë seria juaj e kartelës grafike p.sh. “GeForce xxx” apo “AMD Radeon xxx”.

Nëqoftëse, keni të instaluar sistemin operativ Windows 7, kjo gjë është edhe më e lehtë. Nga desktopi, klikoni me butonin e djathë të mausit, dhe zgjedhni Screen resolution. Në dritarën e shfaqur zgjedhni Advanced settings dhe më pas dritarja e radhës që shfaqet do të ju tregoj serinë dhe llojin e kartelës grafike që posedoni.

Këto ishin ato pak hapa që ju nevojiten për të parë modelin dhe serinë e kartelës suaj grafike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>