Harduer

Çfarë madhësie ta blej diskun e jashtëm për backup

Jun 16 2010
0 Shpërndarje
Çfarë madhësie ta blej diskun e jashtëm për backup

Disqet e jashtme arrijnë në dy madhësi fizike bazë: të lëvizshme (ose portative) dhe desktop. Disqet portative janë të lehtë, në përgjithësi kanë madhësinë e një mbajtëse pijesh dhe janë në gjendje të marrin energji elektrike nga USB porti i kompjuterit tuaj. Disqet e desktopit janë më të mëdha, më të papërshtatshme për t’i mbartur dhe gjithashtu kanë nevojë për burim elektriciteti të ndarë AC.
Në anën tjetër, disqet e desktopit tentojnë të jenë më të shpejta, të kenë kapacitete më të mëdha dhe të jenë më pak të kushtueshme sesa ato portative në madhësi të giga bajtëve, nëse jo sipas diskut. Për shembull, në momentin kur po shkruaj këtë artikull, për 100 dollarë ju mund të blini qoftë një disk portativ me kapacitet prej 500GB ose një desktop me kapacitet prej 1TB.
Nëse dëshironi ta merrni diskun me vete në udhëtim, atëherë kaloni te zgjidhja portative. Nëse dëshironi të ruani sasi të mëdha videosh me definicion të lartë, atëherë zgjidhni modelin desktop. Përndryshe, peshoni faktorët dhe merrni në konsideratë nevojat tuaja.
Personalisht, preferoj disqet portative për backup, edhe nëse nuk udhëtoj me to, për shkak se mund t’i fsheh pas backup-it dhe ul mundësitë që një hajdut të vjedhë edhe PC-në time edhe backup-in.
Tani, sa i përket kapacitetit: kaloni te disku që mund të mbajë 25% më shumë sesa disku burimor prej të cilit po ruani të dhënat. Me sasi të tillë ruajtëse, ju jeni në gjendje të bëni backup të plotë dhe shumë të tjera me radhë.

Lajmet e fundit>