Analiza

Çfarë mund të beni me një orë inteligjente dhe a ia vlen të blini një të tillë

Jun 20 2013
0 Shpërndarje
Çfarë mund të beni me një orë inteligjente dhe a ia vlen të blini një të tillë

Të njëjtën gjë që synoi të bënte smartfoni me telefonin tuaj të zakonshëm, duke ju sjellë funksionalitete shtesë përveç telefonatave dhe mesazheve, të njëjtën gjë po përpiqen të bëjnë orët inteligjente (smartwatch) me orët tuaja të dorës.

Synimi i tyre është të lehtësojnë jetën tuaj duke ju sjellë informacionet më të rëndësishme në kyçin e dorës.

Të gjitha ju tregojnë kohën si dhe ju japin njoftime nga smartfoni juaj. Në treg gjenden disa versione të ndryshme të orëve inteligjente, megjithatë ne do të ndalemi tek karakteristikat e tyre të përgjithshme duke ju dhënë një ide se çfarë janë konkretisht orët inteligjente dhe a ia vlen të blini një të tillë.

Për momentin orët inteligjente adaptohen përgjithësisht vetëm nga entuziastët e teknologjisë, pra, ata që dëshirojnë të blejnë çdo inovacion teknologjik që debuton në treg. Kjo do të thotë se, nëse nuk jeni pjesë e këtij grupi, mund t’i kurseni veten disa para dhe të prisni edhe pak kohë para se të blini një orë inteligjente. Për çfarë mund t’ju duhet një orë e tillë?

– Nëse doni të merrni njoftime nga smartfoni juaj por nuk dëshironi të harxhoni shumë kohë me të. Orët inteligjente ju tregojnë gjërat më të rëndësishme, si për shembull kush ju ka dërguar mesazh apo kush po ju merr në telefon. Për më tepër, mund të qëndroni të informuar edhe për gjëra të tjera pa pasur nevojë të ndërprisni aktivitetet me njerëzit që ju rrethojnë.

– Nëse doni një orë dore pa paguar shumë. Nëse ju duhet diçka që t’ju tregojë kohën, atëherë mund të merrni një orë inteligjente e cila nuk kushton shumë (zakonisht 120 – 300 $) por ofron më tepër se thjesht sa është ora.

– Nëse dëshironi një orë dore që mund ta personalizoni sipas dëshirës. Edhe pse për momentin jo të gjithë llojet e orëve inteligjente ofrojnë shumëllojshmëri funksionalitetesh, një pjesë e madhe e tyre lidhen me aplikacionet e smartfonit si dhe me komunitetet e përdoruesve/zhvilluesve, të cilat përmirësojnë karakteristikat e tyre.

Pavarësisht avantazheve të mësipërme, nuk duhet të nxitoheni. Gjatë viteve të ardhshme që na presin, e ashtuquajtura “teknologji që vishet” do të evolojë ndjeshëm. Pritet që tregut t’i bashkohen kompani të mëdha si Apple, Google, Samsung, Sony etj. Pra, nëse një orë inteligjente ju duket interesante dhe mendoni se do të zbaviteni duke e përdorur, atëherë mund ta blini.

Në të kundërt ju këshillojmë të prisni edhe pak. E ardhmja do të sjellë plot ide dhe opsione të reja, të cilat do të jenë frymëzuar nga përvoja dhe reagimet e adaptuesve të hershëm apo entuziastëve të teknologjisë. (PCWorld Albanian)

or intelegjente

Lajmet e fundit>