Analiza

Çfarë mund të ndodhë nëse butoni “pëlqej” largohet nga Facebook

Aug 23 2014
0 Shpërndarje
Çfarë mund të ndodhë nëse butoni “pëlqej” largohet nga Facebook

facebook-mobile-blue-230x230Ne jemi tani në atë fazë të Facebook, ku përdoruesi është një kombinim i mërzitjes dhe shqetësimit. Dhe e gjitha kjo vjen si shkak i butonit “Like” (pëlqej). Mat Honan në Wired shpenzoi 48 orë për të pëlqyer gjithçka që ai shihte në rrjetin social. Elen Morgan bëri të kundërtën, ajo kaloi dy javë pa bërë asnjë pëlqim.

Ata erdhën në përfundime të ndryshme: Honan raportoi se vlerësimet pozitive për të u rritën, ashtu si dhe dëshira për të bashkëvepruar me të tjerët dhe në jetën reale. Ndërkohë Morgan e gjeti veten si të larguar nga shoqëria, u ndje e vetmuar. Kuptimi social i butonit “pëlqej” ishte shumë i gjerë, por çfarë do të ndodhë nëse ky buton zhduket tërësisht?

Adam Powers, një projektues dhe shkrimtar lançoi kohëve të fundit një version të Chrome të cilin e quajti “Neutralike”. Në këtë version nuk ekzistonte butoni “pëlqej”. Askush nuk mund të sinjalizojë miratimin tuaj me një “like” të vetëm. Dhe këtu qëndron e gjitha shprehet Powers.

“Qëllimi kryesor është që unë nuk mund të përdor vetëm një “like” për të shprehur miratimin tim rreth diçkaje. Më mirë të komentoj qoftë edhe me një fjalë, për shembull “edhe unë” .” Pa butonin pëlqej, shprehja e vlerësimit pasiv është më e vështirë. Ky nuk është versioni i parë i krijuar pa butonin “pëlqej”, nëse kërkoni në internet do të gjeni plot mënyra të cilat do ju ndihmojnë të fshini këtë buton si opsion. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>