Harduer

Çfarë mund të presim nga mikroçipet e reja të smartfonëve duke filluar nga fundi i 2014-ës

Jul 22 2014
0 Shpërndarje
Çfarë mund të presim nga mikroçipet e reja të smartfonëve duke filluar nga fundi i 2014-ës

broadcomm-chips-modems-smartphone-components-aa-2Orët inteligjente, softuerët dhe Android L mund të kenë pushtuar të gjithë titujt e lajmeve kohët e fundit, por harduerët e smartfonëve, veçanërisht mikroçipet janë gati për këtë mision, në një të ardhme jo shumë të largët. Prodhuesit e pajisjeve elektronike janë munduar të mbajnë në stanjacion këtë sektor me disa karakteristika të tjera si pajisje rezistente ndaj ujit, materiale të reja për ndërtimin e pasjijeve dhe “dredhi” të tjera, por nga fundi i vitit 2014 dhe fillimi i vitit 2015 premtohet një garë mes haruedve të pajisjeve. Këtë rrallë do të flasim rreth mikroçipeve

Snapdragon 808 dhe 810 – ARMv8, Video 4K dhe rrjete më të shpejta mobile

Do e fillojmë me diçka që është shumë më afër, gjeneratën e re të procesorëve mobil. Një ankesë që duhet të merret parasysh në gjeneratën aktuale të pajisjeve të parametrave të lartë është se nuk na japin asnjë rritje në performancën e përpunimit të të dhënave. Po të flasim rreth procesorëve mobile, asgjë nuk ka ndryshuar që nga Snapdragon 800 tek 801, madje edhe Snapdragon 805 që ka filluar të shfaqet në disa smartfonë ofron vetëm një përmirësim të vogël në performancën e grafikave.

Për fat të mirë mungesës së avancimeve teknologjike në procesorët aktuale po vjen fundi teksa linja e re Cortex-A50 dhe ARMv8 është shumë afër. Disa nga mikroçipet që do të përdorin këtë teknologji procesorësh të ardhshëm janë Snapdragon 808 dhe 810 që do të vijnë nga fundi i këtij viti.

qualcomm-snapdragon-810-2Procesorët e rinj Snapdragon do ti largohen arkitekturës së modifikuar Krait për ti hapur rrugë teknologjisë së re të ARM big.LITTLE dhe ARMv8. Snapdragon 808 do të jetë një “përbindësh” i vërtetë me gjashtë bërthama, me Cortex-A57 Dual Core që ka një performancë të lartë dhe katër bërthama Cortex-A53 me fuqi më të ulët për të përmirësuar edhe efiçencën e energjisë. Çipi do të vijë me kartë grafike Adreno 418.

Snapdragon 810 është një çip edhe më i fuqishëm me katër bërthama Cortex A57 dhe katër të tjera Cortex A53 që kanë të implementuar teknologjinë big.LITTLE. Snapdragon 810 do të ketë edhe një GPU Adreno 430. Qualcomm do të implementojë arkitekturën 20 nm në këto çipe.

Qualcomm gjithashtu me Snapdragon 808 dhe 810 do të sjellë mbështetje për LTE-A Kategoria 6 që do të ofrojë shpejtësi teorike prej 300 Mbps përmes një çitëfizmi 3×20 Mhz. Kjo teknologji tashmë është pjesë e Snapdragon 805 përmes Samsung Galaxy S5 LTE-A.

snapdragon-carrier-aggregation-710x483Nëse flasim rreth shpejtësisë së të dhënave mobile, Qualcomm po ashtu ka në plane të ofrojë shpejtësi gigabitëshe në distanca të shkurtra përmes Snapdragon 810 dhe do të ofrohet përmes teknologjisë Wirelss WiGig 60GHz. Krahasuar me gjeneratat aktuale Snapdragon 801, 808 dhe 810 do të sjellë një mbështetje për përmbajtje me rezolucion të lartë. Rezolucion shumë i lartë do të mbështet përmes formateve H.264 dhe H.265 dhe videot 4K përmes H.264. Këto çipe mund të pasqyrojnë video 4K edhe në televizorët tuaj.

Mbështetja për kamerat rritet në 55 Megapixel. Ky është një përmirësim i lartë krahasuar me limitin 21 Megapixel në Snapdragon 801 të cilin Sony e ka implementuar kohët e fundit.

snapdragon-4k-resolutionKëto çipe jo vetëm që do të sjellin performancë të lartë, por do të hapin dyert edhe për prodhuesit e teknologjive të të dhënave mobile për të avancuar më tej në produktet e tyre si dhe teknologji të reja në ekranet që ofrojnë përmbajtje ultra high definition. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>