Harduer

Çfarë mund të presim nga një laptop 188 $

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
Çfarë mund të presim nga një laptop 188 $

Me rastin e festave të fundvitit, disa laptopë do të kushtojnë më pak se 200 $, veçanërisht në shitës si Best Buy apo Wal-Mart. Por, çfarë mund të presim nga kompjuterë kaq të lirë?

Së pari, nuk mund të luani lojërat më të fundit apo aplikacione intensive. Këto lloj laptopësh janë ndërtuar më tepër për funksione bazë si navigim në ueb, përpunime teksti apo lojëra të thjeshta. Ato mund të zëvendësojnë thjesht kompjuterin apo laptopin tuaj të vjetër.

Megjithatë, këta laptopë nuk janë për të gjithë. Nëse jeni përdorues i aplikacioneve të mëdha apo skedarësh multimedia, atëhere më mirë konsideroni laptopët me procesorë Intel Core apo Advanced Micro Devices’ A-series (çmimet e tyre shkojnë mbi 500 $).

Dy laptopë të lirë që u shitën pas Ditës së Falënderimit ishin Lenovo G585 (187.99 $) dhe Compaq Presario CQ58 (179 $). Lenovo G585 peshon 2.58 kg, ka një ekran 15.6 inç dhe një çip Advanced Micro Devices dual-core E300.Të dy kanë 320 GB hard drive. Procesori E300 u lançua rreth një vit më parë dhe renditet i fundi në listën e çipeve të ofruar nga AMD. Disa laptopë nën 200 $ mund të kenë procesorë Celeron, të cilat janë po ashtu nga më të lirat që ofron Intel.

Si E300, ashtu edhe Corelon nuk kanë shpejtësinë e procesorëve më të fundit Intel Core apo AMD A-series. Laptopët nën 200 $ mund të kenë Windows 8 si dhe procesorë të zakonshëm. Ata nuk kanë ekran me prekje, një nga karakteristikat më të rëndësishme të Windows 8. Po ashtu, përdoruesit mund të jenë në gjendje të luajnë lojëra të thjeshta me cilësi të ulët dhe frame rate të zakonshëm.

E njëjta gjë vlen edhe për filmat HD. Ndër karakteristikat e tjera, përfshihet webcam, dy porta USB 3.0, zakonisht 2 GB RAM që mund të shtohet deri në 8 GB.

Një laptop tjetër që është i disponueshëm për çmimin prej 199 $ është Acer Chromebook C7 i cili operon me Chrome OS nga Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>