Lajmet

Çfarë mund të shkarkohet nga kompjuterët në Vatikan

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Çfarë mund të shkarkohet nga kompjuterët në Vatikan

Qyteti i Vatikanit siç duket ka nevojë për argëtim, por a janë vërtet banorët nga ky vend ata që shkarkojnë në mënyrë pirate pornografi? Sipas një raporti të përgatitur nga TorrentFreak dyshohet që kompjuterët e vendosur në qytetin e Vatikanit janë duke shkarkuar pornografi.

Një rrëfim së fundi rreth asaj se si priftërinjtë irlandezë ishin duke shikuar mjaft shumë filma, nxiti interesimin e blogut për të parë se çfarë shkarkonin banorët e qytetit të Vatikanit.

TorrentFreak rekrutoi ndihmën e ScanEye, që është një uebfaqe që ndjek dhe analizon këtë lloj veprimtarie online.

Të dhënat e gjetura nga ScanEye paraqesin që kompjuterët brenda qytetit të Vatikanit ishin duke shkarkuar filma si “Love Actually” dhe shfaqje televizive si “The Americans”.

Skedarët me emra të yjeve të filmave për të rritur u paraqitën po ashtu. Derisa shkarkimet dërgojnë në qytetin e Vatikanit, nuk është edhe kusht i mjaftueshëm për të përfunduar që ata janë duke i bërë këto shkarkime.

Njerëzit laikë të cilët punojnë për Vatikanin, si Roja Zvicerane e Papatit, kanë qasje të përditshme në qytetin e Vatikanit. (PCWorld Albanian)

pirateri vjetnam

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>