Ja se si

Çfarë nënkuptojnë tiketat ngjitur me mesazhet në WhatsApp dhe Telegram?

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
WhatsApp dhe Telegram janë dy prej shërbimeve më popullore të komunikimit online. Çfarë nënkuptojnë tiketat ngjitur me mesazhet në WhatsApp dhe Telegram?

Me komunikimit të pakufizuar dhe falas, enkriptim, funksionalitete pafund dhe të disponueshëm në pothuajse çdo platformë të njohur, këto janë dy aplikacionet më të dashura për përdoruesit.

Megjithatë një aspekt i dy aplikacioneve ka shkaktuar jo pak konfuzion. Kurdo që dërgoni një mesazh në WhatsApp apo Telegram, ngjitur me të do tu shfaqen disa tiketa në këtë formë (✓).

Këto simbole japin informacion të dobishëm për ju dhe nëse nuk jeni të sigurtë çfarë do të thonë atëherë ky është artikulli që duhet të lexoni.

Në WhatsApp: Një tiketë në ngjyrë gri do të thotë se mesazhi juaj është dërguar por nuk është dorëzuar akoma tek marrësi. Dy tiketa gri do të thotë se mesazhi juaj ka mbërritur tek marrësi por nuk e kanë parë akoma. Kur marrësi hap mesazhin tuaj do të vëreni dy tiketat në ngjyrë gri të shndërrohen në ngjyrë blu.

Në Telegram: Ndërkohë që po dërgoni mesazhin do të shfaqen një simbol ore. Kur të shfaqet një tiketë do të thotë se mesazhi është dërguar dhe është njoftuar marrësi. Dy tiketa do të thotë se personi tjetër ke lexuar mesazhin.

Po komunikimet në grupe? Në WhatsApp ku ju shfaqen dy tiketa gri ose blu do të thotë se të gjithë anëtarët kanë marrë mesazhin ose e kanë parë atë. Në Telegram mjafton që vetëm një anëtar i grupit ta marrë ose ta shohë mesazhin dhe do të shfaqen dy tiketa.

Sigurisht nëse nuk dëshironi që bashkëbiseduesi të njoftohet se keni marrë apo lexuar mesazhin mund ta ç’aktivizoni këtë funksionalitetet por vetëm në WhatsApp.

Hapni aplikacionin dhe klikoni ikonën e me tre pika dhe më pas opsionin “Settings.” Më pas navigoni në Account > Privacy dhe hiqni tiketën nga kutia e “Read Receipts.” Kjo nuk vlen për komunikimin në grup. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>