Blog

Çfarë nënkupton Bill Gates me fjalën sukses

Mar 16 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht nëse është paraja, pushteti apo fama, suksesi nënkupton diçka ndryshe për secilin prej nesh. Çfarë nënkupton Bill Gates me fjalën sukses Photo Source: Getty Images

Për Bill Gates suksesi varet nga dy faktorë tejet të rëndësishëm: të bësh diferencën dhe të kujdesesh për njerëzit që të qëndrojnë më afër. “Warren Buffett gjithnjë më thoshte se matësi i suksesit është lumturia e njerëzve që ju qëndrojnë afër,” u shpreh Gates gjatë një sesioni AMA në Reddit.

“Është një ndjesi e mrekullueshëm të mësosh se ke arritur të bësh diferencën, duke shpikur diçka apo duke ndihmuar njerëzit në nevojë,” vijoi ai më tej.

Edhe pse është e vështirë të gjykohet lidhur me këtë nëse Gates e ka arritur, suksesi i tij padyshim do të thotë shumë.

Kur ishte vetëm 20 vjeç Gates themeloi Microsoft së bashku me shokun e fëmijërisë Paul Allen. Pak muaj përpara datëlindjes së tij të 31, kompania doli në bursë duke e bërë Gates një miliarder.

Sot është njeriu më i pasur në botë dhe bart 85.2 miliard dollar në emrin e tij. Shumicën e kohës dhe energjive të tij ai e shpenzon në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, një nga shoqatat më të fuqishme në bamirësisë në botë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>