Lajmet

Çfarë pëlqejnë konsumatorët nga “Interneti i Gjërave” (Infografik)

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Çfarë pëlqejnë konsumatorët nga “Interneti i Gjërave” (Infografik)

111Ashtu siç smartfonët ndryshuan jetët tona përgjithmonë, 57 % e konsumatorëve besojnë se “Interneti i Gjërave” do të jetë revolucionar, ndërsa 47 % thonë se kompanitë që nuk po përpiqen mjaftueshëm për të lidhur pajisjet shtëpiake në internet, por humbasin një mundësi të madhe. Këto statistika vijnë nga një studim i bërë nga kompania e marketingut teknologjik Affinnova e cila kohët e fundit është blerë nga Nielsen.

Sidoqoftë, aq premtuese sa duket e ardhmja, tani për tani konsumatorët nuk janë aspak të kënaqur me produktet e disponueshme të lidhura me internetin. Në fakt, 40 % e njerëzve mendojnë se produktet aktuale inteligjente janë më shumë mashtrim sesa dobi.

Akoma, pothuajse të gjithë e pranojnë se as nuk e dinë se çfarë kërkojnë realisht nga objektet inteligjente. Por çfarë drejtimi duhet të ndjekë një kompani me rezultate kaq të përziera? Kur prodhohet një produkt inteligjent, kompanitë do të bënin mirë të përqendroheshin në mënyra për të kursyer paratë e konsumatorëve si për shembull, duke i ndihmuar të kursejnë ujë ose elektricitet ose ti paralajmërojnë për ulje çmimesh. Gjithashtu që është e rëndësishme, fakti se kompanitë duhet të sigurohen që të dhënat e përdoruesve janë të sigurta dhe private.

Në infografikun e paraqitur më poshtë do të vëreni produktet që njerëzit kanë më shumë ose më pak nevojë. (PCWorld Albanian).

1416009293-Internet-of-Things-Infographic

Tags >

internet
Lajmet e fundit>