Analiza

Çfarë po ndikon në rënien e trendit të tabletëve ?

Feb 4 2015
0 Shpërndarje
Çfarë po ndikon në rënien e trendit të tabletëve ?

489dc377-9b55-49c1-ba72-a2366f3f2548-2060x1236Boomi i shitjeve të modeleve iPhone ishte forca kryesore që ndikoi në rritjen kolosale të të ardhurave të Apple. Por pavarësisht këtij fakti pjesa tjetër e biznesit të Apple nuk rezultoi aq e suksesshme gjatë tremujorit të fundit. Bëhet fjalë për iPad-ët. Në tre muajt e fundit të 2014 Apple shiti 21.4 milion njësi, një shifër kjo më e ulët se 26 milion që u shitën në të njëjtën periudhë një vit më parë. Kjo i bie që shitjet të kenë pësuar një rënie me 17.7%. Por sipas studimeve nga firmat e kërkimore IDC dhe Canalys, tabletët e Apple nuk ishin të vetmit që pësuan rënie të shitjeve gjatë 2014. Firmat e lartpërmendura dolën në përfundimin se shitjet e tabletave kanë rënë në tërësi në gjithë botën. Disa nga arsyet pse tabletët nuk po preferohen aq shumë nga konsumatorët janë:

Blerësit e një tableti e mbajnë një të tillë për një kohë të gjatë. Në vitin 2010 pati një prirje që njerëzit të ndërronin tabletët e tyre mesatarisht një herë në 12 ose 18 muaj. Por sipas dhe CEO-s Tim Cook të Apple, ky cikël ka filluar të zgjasë më shumë në ditët e sotme. Jetëgjatësia e një tableti është bërë e lartë sidomos kur bëhet fjalë për një tablet me sistem operativ iOS.

Smartfonët me ekran të madh po korrin sukses. Ulja e shitjeve të iPad-ëve ka ardhur dhe si pasojë e hyrjes në treg të pajisjeve që quhen ‘phablet’, të cilët realisht janë smartfonë por me përmasat dhe ekranin e një tableti. Si fillim këto pajisje u hodhën në treg nga prodhues Android. Konsumatorët mendojnë se një ‘phablet’ mund të kryejë punët e një smartfoni dhe tablet së bashku ndaj priren të blejnë një të tillë. Canalys raportoi se në tremujorin e fundit të 2014, phablet-ët 7 inç përbënin gati gjysmën e dërgesave të Android. Edhe kompania Apple e kuptoi këtë tendencë të tregut ndaj dhe vendos të sillte në treg dy smartfonë me ekrane të mëdhenj; iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus që u cilësuan si smartfonët më të suksesshëm të Apple.

Apple_MacBookLaptopët ngelen konkurentë të fortë. Traditat e gazetarisë teknologjike diktojnë se çdo produkt i ri që futet në treg duket të ketë aftësinë të ‘vrasë’ një tjetër në të njëjtën kategori. Në rastin e tabletëve, viktima duket se ishtin laptopët në 2010. Por gjithsesi rivalët e tyre i kanë rezistuar më së miri kohës. Një pjesë e madhe e njerzve mendojnë se laptopi është më funksional dhe profesional në të njëjtën kohë. Gjatë vitit që shkoi, laptopët Mac të Apple patën shitje të suksesshme. Një faktor tjetër pse laptopët preferohen kaq shumë është padyshim dhe çmimi ekonomik me të cilin ata ofrohen, sidomos në Europë dhe SHBA.

Samsung dhe Amazon janë përfshirë nga një periudhë e vështirë. Apple nuk ishte i vetmi prodhues tabletash që shiti më pak njësi gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitet e tjerë. Në rënien e numrit total të shitjeve të tabletave ka dhënë një kontribut të madh dhe Samsung duke raportuar një rënie prej 18.4%. Dhe për tu mos mjaftuar me kaq dhe Amazon pati një tremujor të fundit të keq në 2014. IDC raportoi se shitjet e kësaj kompanie ranë nga 5.8 milion në 1.7 milion njësi. Mendohet se tableti e kompanisë Fire HD nuk u cilësua si një e tillë për shkak të përmasave të ekranit.

A ka ndikuar inovacioni? Teoria finale zbulon se shitjet e ulta të tabletëve kanë ardhur dhe si pasojë e rritjes së inovacionit. Çdo ditë e më shumë kompanitë po sjellin risi në produktet e tyre për ti bërë ato më interesante para syrit të konsumatorëve. Njohja e shenjave të gishtërinjve, njohja fytyrës apo zërit, asistentët virtual po rrisin kërkesat e konsumatorëve ndaj inovacioneve dhe prandaj tabletat duhet të përditësohen dhe të ecin me hapin e kohës në mënyrë që shitjet e tyre të rritën.

(PC World Albanian)

Lajmet e fundit>