Analiza

Çfarë të presim nga eventi i Apple që do të mbahet ditën e sotme

Sep 9 2014
0 Shpërndarje
Çfarë të presim nga eventi i Apple që do të mbahet ditën e sotme

apple-sep9-100410832-largeTashmë eventi i Apple është vetëm pak orë larg, e mënyra e vetme për të shuar kureshtjen tonë është përmes spekulimeve duke tentuar të kuptojmë sadopak se çfarë do të sjellë kompania ditën e sotme. Ka një numër thashethemesh rreth asaj se çfarë ka punuar Apple, por kjo nuk do të thotë se çdo pajisje e menduar do të zbulohet ditën e sotme. Por mendojmë se ekzistojnë disa alternativa duke pasur parasysh fjalët në ftesë që thonë: “do dëshironim të tregonim më tepër”.

PCWorld Albanian do të bëjë transmetimin live të këtij eventi i cili do të fillojë në orën 20:00 me orën tonë lokale. Eventi do të mbahet si zakonisht në San Françisko. Qëndroni në kontakt me ne për më shumë informacion rreth eventit, produkteve, dhe lançimeve të reja ditën e sotme.

iPhone 6

Le ta fillojmë me pajisjen më popullore. Çdo vit ky smartfon tërheq shumë vëmendje për përdoruesit në gjithë botën për vetë kureshtjen që ngjall Apple duke mbajtur të fshehur pothuaj gjithçka rreth produktit në fjalë. iPhone i ri me shumë mundësi do të ketë një ekran më të madh, mbase 4.7 inç po thuhet se do të jetë edhe një model tjetër 5.5 inç. Të paktën njëri nga modelet do të ketë një ekran prej safire. Po ashtu mund të prisni përmirësime të zakonshme si në çdo smartfon: një kamerë më të mirë, një procesor më të mirë dhe mbase një ose dy harduer të rinj. Po ashtu kemi dëgjuar për një sensor barometër, po ashtu dhe një NFC që mund të kryejë pagesa. Nëse kompania nuk e prezanton ditën e sotme smartfonin, atëherë më shumë gjasa dalja publike do të vijë më 19 shtator.

iOS 8

Çdo herë që vjen një iPhone i ri po ashtu edhe një version i ri iOS nuk është larg. Fillimisht i shfaqur në konferencën botërore të zhvilluesve, iOS 8 do të ketë hapësirën e saj në këtë event. Po a do kemi ndonjë gjë të re? Ajo çfarë do të shtohet në iOS 8 do të jetë e lidhur ngushtë me harduerin e ri duke ofruar suport për NFC, duke bërë të mundur përdorimin e aftësive të reja të harduerit përfshi edhe kamerën. Por lajmi më kryesor është data e disponueshmërisë së iOS 8 dhe kjo e fundit zakonisht vjen disa ditë përpara ardhjes së telefonit.

OS X Yosemite

Mbase ky do të jetë një event i përqendruar në iOS 8, por kjo nuk do të thotë se Apple nuk do të zbulojë një version të ri të sistemit operativ për pajisjet kompjuterike të saj veçanërisht duke

pasur parasysh lidhjen e ngushtë që do të kenë këto dy platforma. Ashtu sic iOS 8, Yosemite mori disa momente nga konferenca botërore e zhvilluesve ku ne nuk pamë vetëm ndërfaqen, por edhe disa veçori që do të sjellin një harmoni mes pajisjeve iOS dhe Mac. A do të shohim ne një datë lëshimi për Yosemite të përcaktohet në këtë event? Nuk është e pamundur. Thashethemet flasin se kompania mund të mbajë një event të dytë nga fundi i këtij viti dhe mbase në tetor. Mbase ky do të ishte rasti më i mirë për Yosemite të bëjë prezantimin publik.

iPad/MAC/ Apple TV

Tre produkte në një? Duke pasur parasysh se Apple zakonisht ka bashkuar Mac dhe iPad-et në një event të vetëm, ne mendojmë se ato duan të mos i përqendrojnë përdoruesit në një produkt të vetëm si iPhone duke prezantuar disa produkte njëkohësisht. iPad-et dhe Mac janë pajisje të një rëndësie të madhe të afta të kenë një event të tyrin veçmas dhe mbase nuk do të zbulohen në ditën e sotme, por mbetet të shohim. Televizori Apple është një tjetër kandidat i eventit të sotëm. Apple nuk e ka përditësuar atë për një kohë të gjatë dhe përditësimi më i fundit ishte modest duke sjellë vetëm suport për ekran 1080p dhe u bë në mars 2012.

iWatch

Më të mirën e kemi lënë për në fund. Mbase hipotetike, por ky aksesor ka tërhequr mjaft vëmendje pasi do të simbolizonte zyrtarisht hyrjen e Apple në botën e veshjeve teknologjike. Çfarë dimë për këtë pajisje? Asgjë. Absolutisht asgjë. Ne nuk e dimë as nëse ekziston përmes gjithë këtij tymi të ngritur nga spekulime se Apple është duke punuar në një orë inteligjente që do të prezantohet ditën e sotme. Ne nuk e dimë nëse do të jetë një orë inteligjente, një rrip fitnesi apo një pjesë e vogël kompjuterikë. Ky nuk duket si një produkt që mund të shoqërojë iPhone në lançimin e tij dhe ne mendojmë se ky do të jetë një produkt më vete. Po ashtu mendojmë se do të ketë një ekran prej safire. Apple me shumë mundësi do të shfaqë pajisjen po nuk do të vijë për gjashtë muaj. Lançimi i një orë të tille do të nxiste përdoruesit të blinin një iPhone të ri duke i lidhur ngushtë këto dy produkte. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>