Lajmet

Çfarë të prisni nga iOS 6?

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Çfarë të prisni nga iOS 6?

Ditën e premtë, në qendrën Mosconë të San Franciskos u shfaqën disa banerë që tregonin se do të shohim një paraqitje të gjeneratës së re të iOS nga Apple, gjatë punimeve të WWDC ditën e hënë.

Shenjat e paraqesin iOS 6 si “sistemi më i avancuar operativ mobil” dhe mund të shohim të paktën disa përmirësime madhore në këtë sistem. Apple është gjithmonë gojëmbyllur rreth produkteve dhe përparimeve të reja në softuerët dhe harduerët e vet, kështuqë, është vetëm çështje hamendjeje se çfarë do të lajmëroj ndërmarrja.

Thashethemet thonë që Apple do të lëshojë hartat e veta 3D, do të bëjë një ndërlidhje më të thellë të rrjetit Facebook në sistemin operativ dhe do ta sjellë Sirin në iPad.

Veçoritë e tjera që mendohet se do të përfshihen në iOS 6 përfshijnë funksionin “Mos Pengo” që do t’jua mundësojë përdoruesve ndaljen e lajmërimeve kur kanë nevojë për qetësi dhe, Mail VIPs – një veçori e huazuar nga Mountain Lion – që do t’jua mundësoj që t’i dalloni njerëzit e rëndësishëm dhe porositë që i pranoni nga ta do të shënjohen me yje në inboxin tuaj dhe ashtu do të mund t’i dalloni mjaft shpejt.

iCloud Tabs poashtu pritet që të vijë në iOS 6. Tabet do t’ju mundësojnë që të trajektorizoni shfletimin tuaj të Uebit në pajisje. Kështuqë, ju mund të shihni një listë të tabeve të hapura në Macun apo iPad-in tuaj, ose të tërhiqini një listë të tabeve të hapura nga iPhone në kompjuter kur të ktheheni në shtëpi. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS 6
Lajmet e fundit>