Vëzhgim

Çfarë ka Steve Jobs?

Jan 19 2011
0 Shpërndarje
Çfarë ka Steve Jobs?

Sipas të gjitha gjasave, siç është shpjeguar në San Jose Mercury News, Steve Jobs mund të jetë duke vuajtur sërish nga kanceri i rrallë në pankreas (kjo çështje është diskutuar edhe nga ABC News) prej të cilit u shërua me sukses në vitin 2004, ose ka gjasa që trupi i tij është duke refuzuar kooperimin me transplantimin e mëlçisë (ky lajm është përfolur nga San Francisco Chronicle), të cilën ai e ka pranuar në vitin 2009.

Përveç kësaj, ka çështje tjera të panumërta të mundësive të lidhura me kancerin e tij origjinal dhe me komplikimet e mundshme me transplantimin, dhe secila ka gjasa që të ketë implikimet e veta në shëndetin e tij në të ardhmen.

Në vitin 2003 Jobs ishte diagonstifikuar me kancerin neuroendokrin, një formë e rrallë por e shërueshme e kancerit në pankreas. Por pavarësisht se u duk që trajtimi u bë me sukses, Jobs u rikthye në spital në vitin 2009 për transplantim të veshkës. Ka gjasa që gjatë operacionit disa prej qelizave të kancerit të kenë mbijetuar dhe të jenë shpërndarë në mëlçi dhe i vetmi opsion ishte zëvendësimi i tërësishëm. Por Jobs nuk konfirmoi këtë kurrë.

Por pavarësisht se u bë transplantimi, organi i ri shpalosi një katalog tërësisht të ri të komplikimeve të mundshme, e të mos harrojmë edhe shtimin e domosdoshmërisë për të marr barëra për të parandaluar refuzimin e organit.

Në anën tjetër disa doktor duke komentuar rastin e fundit që ndodhi me Jobs janë shprehur se ka gjasa që kanceri të jetë rikthyer, por se ai do të mund të jetojë edhe për shumë vite tjera.Me pak fat komplikimet që po e detyrojnë Jobs të largohet nga puna ka gjasa të jenë më pak serioze sesa riparaiqtja e kancerit apo refuzimi i mëlçisë.

Por cilado të jetë e vërteta, paqartësia rreth asaj se kur dhe nëse do të paraqitet ndonjë figurë e këtillë pranë kompanisë Apple, mund të ketë pasojat e veta. Edhe pse kompania ka një pasardhës në formë ë Tim Cook, mediat po vënë në pikëpyetje aftësitë e tij, përkatësisht karizmin dhe idetë gjeniale që i ka shefi i tij.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>